Njoftime për shtyp

Deloitte Albania, partner i Universitetit të Tiranës

Njoftim për Shtyp

Deloitte Albania, partner i Universitetit të Tiranës

Deloitte, tashmë prej 20 vitesh ka ndërtuar një partneritet të shëndoshë dhe shkëmbime të frytshme me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Tashmë ky partneritet është zyrtarizuar përmes nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi më 27 janar, në ambientet e Rektoratit të Universitet të Tiranës, ku përfshihen të gjithë fushat e bashkëpunimit.

Deloitte Albania dha një kontribut konkret gjatë vitit të kaluar në dizenjimin dhe vënien në jetë të 2 programeve Master me 65 studentë në fushat: Financë, Kontabilitet dhe Auditim si dhe Teknologjia e Informacionit dhe Menaxhimi i Proceseve te Biznesit.

Në vazhdën e këtij bashkëpunimi Maksim Caslli, Drejtuesi i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën mbajti një fjalë përshëndetëse, përpara të sapodiplomuarve të Fakultetit të Ekonomisë nga Universiteti i Tiranës, për nivelet batchelor, master, doktoraturë, të shtunën më 23 Janar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. 
Ndiqeni të plotë fjalën e tij në këtë video:

Maksim Caslli në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Maksim Caslli, drejtuesi i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën mbajti një fjalë përshëndetëse, në ceremoninë e diplomimit të Fakultetit të Ekonomisë nga Universiteti i Tiranës, për nivelet batchelor, master, doktoraturë, të shtunën më 23 Janar në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë

Did you find this useful?