Press releases
Deloitte Kosova
Përparësitë dhe sfidat e pakos së re fiskale
Prezantohen përparësitë dhe sfidat në zbatimin e pakos së re fiskale
Deloitte Kosova, në bashkëpunim më Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, prezantuan përparësitë dhe sfidat në zbatimin e pakos së re fiskale përpara bizneseve më të suksesshme të Kosovës.
Ekspertët e Deloitte prezantuan disa aspekte kyçe të pakos fiskale, përfshirë këtu ndryshimet në legjislacionin mbi tatimin në të ardhurat e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale, si dhe implikimin e pakos në TVSH.
Prezantuesit fokusin e kanë vënë mbi temat si shpenzimet e borxheve të këqija, eliminimin e tatimit të dyfishtë, rimbursimin e TVSH-së, trajtimin e interesave në borxhe nga aspekti i TVSH-së, ngarkesa e kundërt te kompanitë ndërtimore, si dhe tema të tjera relevante për bizneset.
Afrore Rudi, drejtoreshë e departamentit të Tatimeve dhe Çështjeve Ligjore në Kosovë, tha se ngjarja kishte për qëllim promovimin e komunikimit në mes kompanive konsulente si Deloitte, komunitetit të biznesit dhe autoriteteve tatimore në Kosovë.
Prezantimet e ngjashme pritet të përsëritet nga ana e Deloitte, në bashkëpunim me institucionet financiare dhe ekonomike në Kosovë, me qëllim të rritjes së ekspertizës dhe informimit të tërë komunitetit të biznesit në Kosovë për çështjet që janë relevante për operimin e bizneseve.