Article

Programet e Masterave Profesional

Financë, Kontabilitet dhe Auditim ose Teknologji Informacioni dhe Menaxhim i Procesve të Biznesit

Një bashkëpunim ndërmjet Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës, Universitetit të Torinos dhe me mbështetjen e Deloitte Albania.

Dy programet e studimeve Master kanë për qëllim përgatitjen e studentëve të kualifikuar për punësim në kompani auditimi, konsulence, banka, kompani sigurimi, insitucione të tjera financiare apo profesione të lira.

Gjatë këtyre dy viteve, që nga themilimi i programeve, Deloitte ka ofruar programe internshipi dhe mundesi punësimi për studentët më të mirë. Pjesa tjetër e studentëve janë punësuar në kompani dhe organizata të njohura në vend.

 

Përse duhet të zgjedh një Master Profesional?
 

Masterat Profesional janë të orientuar plotësisht drejt nevojave të reja dhe gjithnjë në rritje të tregut të punës, për talente me njohuri të thelluara në shërbimet profesionale financiare, kjo bazuar në praktikat më te mira të mësimdhënies në dy univerisitet.

Në fund të studimeve përfitohet një Diplomë e dyfishtë e Univesitetit të Tiranës dhe Universitetit të Torinos.

Stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës, staf akademik i Universitetit të Torinos, dhe ekspertë të ftuar nga Deloitte Albania dhe Italisë janë një nga asetet kryesore të këtyre programeve studimore.

Mundësitë e punësimit dhe programet e internship-i, duke ofruar praktika për studentët me rezulatat me të larta, janë shansi më i mirë për të hyrë ne tregun e punës fill pas studimeve.

 

Ende të pavendosur?
 

Me anë të fletëpalosjeve dixhitale në krah të faqes mund të mësoni më shumë lidhur me programet e studimit të secilës degë. Shkarkojini ato dhe vendosni për të ardhmen tuaj sot!

 

Për më shumë informacion lidhur me detajet dhe kriteret e aplikimit konsultoni faqen zyrtare të Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit të Tiranës: www.feut.edu.al

Did you find this useful?

Related topics