Ethics in Business

A marathon debate

The Labor and Ethics Committee of AmCham Albania organized a conference centered on ethics in the business community in Albania. Olindo Shehu, a keynote speaker at the event, brought his personal and professional perspective on the topic.

What’s the story?

Ethics has been an ever-evolving subject in our society from the beginning of time. I will not reference any specific milestones to further elaborate on that, but what I find striking is how the fundamentals of ethics in any discipline of life remain the same regardless of what words we use to dress them up: autonomy, beneficence, justice and fidelity. Every individual is free to decide how they want to live their lives, provided they do no harm to others, they promote the health and well-being of others, and they are fair in how they interact with others.

Ground-Up Ethics

Organizations invest vast amounts of resources to establish and maintain detailed codes of ethics that aim to cover all possible grounds they operate on and beyond, because ethics extends far beyond the confines of a business. Ethics reflects the values and, to some extent, the society in which a given business or profession is positioned. It would be no good thinking that by drafting intricate codes of ethics one would be able to mold highly ethical individuals no matter what. Developing a culture within an organization based on solid ethical grounds is an ongoing process that does not begin the first day an employee starts working. I am a firm believer that ethics is deeply grounded in a person’s family, then strongly supplemented by education - from day care all the way to university - and finally, further nurtured in the work environment. As such, the three main pillars that I see playing a crucial role in someone’s ethics principles are: family, society and its education system, and the work environment.

Trickle-Down Ethics

In a healthy society, public and private organizations play a key role in ensuring the smooth progress of any individual on their ethics journey. Unfortunately, in Albania, this is not always the case. Some businesses operate like isolated islands in a sea of mixed ethical standards. Therefore, the responsibility of conveying clear and consistent ethical messages to the workforce becomes enormous. Making the right choice when hiring individuals is without doubt important. However, leading by example, regardless of the surroundings, is what ultimately keeps ethicability in check amongst professionals. As a leader in one of the most prominent professional services firm in the world and in Albania, I live with the responsibility of leading by example every day. This responsibility is not only towards my team of colleagues, but also towards new graduates, society, friends, many of whom, through no fault of their own, are ethically misaligned.

What’s new?

Theoretically speaking, I don’t think anything has changed in the ethics realm. It has been, it is, and it will remain a highly subjective matter of discussion, despite efforts to make it otherwise. From the perspective of a business leader in Albania, I believe changes ought to be made from the ground up. No one comes into this world unethical. They may become one growing up conditioned by varying circumstances. I will not comment on how families are raising their children in Albania because that is something I do not know. What I do know is that no parent wishes for their child to become unethical, even if they are so themselves. Yet, families do not operate isolated from society when raising their children and in that respect, the Albanian education system and society as a whole have very little to offer in terms of creating and inspiring ethical individuals. Ethics must be firmly embedded into the curriculum as early as kindergarten, and all the way up to university. School years are vital in helping lay the ethical foundations of any individual. Without these foundations, it is absurd to expect anyone to practice being ethical later in life. Furthermore, parents, teachers, politicians and business leaders should invest physical time building trust with their respective groups of interest. That means sharing success and the burden of mistakes, which are inevitable, without pointing fingers at or scapegoating anyone. Every successful individual knows that their achievement depends on a community of people working together. Just like success doesn’t depend on a single individual, failure is a process that should be dealt with as a team.

 

 

Etika në biznes - një debat maratonë

Në konferencën e organizuar nga Komiteti i Punës dhe Etikës i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, të përqëndruar rreth çështjeve të ndryshme etike me të cilat përballet komuniteti i biznesit në vend, Olindo Shehu, një prej pjesëmarrësve në panel, ofroi perspektivën e tij personale dhe profesionale mbi temën e etikës në biznes.

Pak histori

Etika ka qenë një subjekt në zhvillim të vazhdueshëm që me fillimet e shoqërisë njerëzore. Nuk dua të ndalem dhe t’i referohem momenteve specifike të zhvillimit të kësaj fushe, por është shumë domethënës fakti se si bazat e etikës në çdo fushë të jetës mbeten të njëjta pavarësisht fjalëve që mund të përdorim për t’i përshkruar ato: autonomia, bamirësia, drejtësia, dhe besnikëria. Çdo individ është i lirë të vendosë se si do të donte ta jetonte jetën e tij përsa kohë nuk dëmton jetën e të tjerëve, ndihmon në shëndetin dhe mirëqënien e tyre, dhe është i ndershëm në mënyrën e sjelljes me ta.

Themelet e etikës

Organizatat investojnë sasi të mëdha burimesh për të pasur kode etike të detajuara, që janë të domosdoshme për të mbuluar të gjitha fushat ku ato veprojnë dhe jo vetëm. Etika shkon edhe më tej se kufijtë e një biznesi. Ajo reflekton vlerat dhe deri në një farë mase edhe shoqërinë në të cilën një biznes ose profesion funksionon. Të shkruarit e kodeve etike të ndërlikuara jo domosdoshërisht formojnë individë me etikë të lartë. Zhvillimi i një kulture të mbështetur në themele të forta etike brenda një organizate është një proces i vazhdueshëm që nuk fillon që në ditën e parë të punës së një punonjësi. Unë besoj fort se etika është e rrënjosur thellë në familjen e secilit prej nesh; më vonë plotësohet me arsimimin që ne marrim nga çerdhja e deri në universitet, dhe ushqehet më tej në mjedisin e punës. Si rezultat, tre janë shtyllat kryesore që mbështesin formimin e parimeve etike të një personi: familja, shoqëria me sistemin e saj arsimor, dhe mjedisi i punës.

Shembulli i sjelljes etike

Në një shoqëri të shëndetshme, organizatat shtetërore dhe private luajnë rol kyç në sigurimin e progresit të çdo individi në rrugëtimin e etikës. Për fat të keq, kjo nuk ndodh në mënyrë uniforme në Shqipëri. Disa shoqëri funksionojnë si ishuj të izoluar në një det me standarte të përziera etike. Si rezultat, përgjegjësia për të përçuar tek punonjësit mesazhe etike të qarta dhe të vazhdueshme është shumë e madhe. Pa diskutim, një rëndësi të veçantë luan edhe procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të duhur për pozicione të ndryshme pune. Megjithatë, ajo që vërtet e bën dallimin në Shqipëri është vendosja e shembullit të sjelljes etike gjatë të gjithë kohës, pavarësisht rrethanave. Si drejtues i një prej firmave më të njohura në botë dhe në Shqipëri, unë jetoj çdo ditë me përgjegjësinë e të drejtuarit me shembullin tim personal. Kjo përgjegjësi nuk është vetëm ndaj kolegëve të mi, por edhe ndaj të sapo-diplomuarve, shoqërisë, miqve, shumë nga të cilët, jo për faj të tyre, nuk kanë sjelljen etike të duhur.

Të rejat e fundit

Në aspektin teorik, nuk mendoj se ka pasur ndryshime thelbësore në fushën e etikës. Ka qënë, është, dhe do të mbetet një temë relativisht subjektive, përtej përpjekjeve për ta ndryshuar disi. Nga këndvështrimi im si një drejtues biznesi në Shqipëri, mendoj se duhet të ndërmerren disa ndryshime rrënjësore. Askush nuk lind me sjellje jo etike. Këto sjellje formohen me kalimin e kohës të ndikuara nga rrethana të ndryshme. Nuk dua të bëj komente mbi mënyrën se si familjet po i rrisin fëmijët në Shqipëri pasi nuk kam si ta di me siguri. Ajo që di mirë është se asnjë prind nuk do të donte që fëmija i tij të mos kishte sjellje etike, edhe pse ai vetë nuk mund t`i ketë këto sjellje. Pavarësisht kësaj, familjet nuk veprojnë të izoluara nga shoqëria kur rrisin fëmijët. Në këto kushte, shoqëria shqiptare dhe sistemi arsimor në Shqipëri nuk kanë shumë për të ofruar në lidhje me krijimin dhe inkurajimin e individëve me sjellje etike. Etika duhet të rrënjoset fort në kurrikula që nga kopshti e deri në universitete. Vitet e shkollës janë jetësorë në formimin e themeleve të etikës për çdo individ. Pa këto themele do të ishte absurde të prisje nga çdo njeri të sillej në mënyrë etike në jetë. Gjithashtu, prindërit, mësuesit, politikanët dhe drejtuesit e bizneseve duhet të investojnë kohë fizike për të krijuar besimin me grupet e tyre të interesit. Kjo nënkupton të ndash edhe sukseset, edhe gabimet, të cilat janë të pashmangshme. Çdo person i suksesshëm e di mire se suksesi varet nga një komunitet njerëzish që punojnë së bashku. Ashtu si suksesi nuk varet nga një person i suksesshëm, edhe dështimi është një proces që duhet manaxhuar në grup.

Did you find this useful?