Deklarata e Privatësisë së Deloitte Central Europe

(informacion mbi përpunimin e të dhënave tuaja personale) e zbatueshme në marrëdhëniet me klientët, furnizuesit, kontraktorët dhe nën-kontraktorët tanë

Përditësuar më 26 Prill 2021

Deklarata e Privatësisë së Deloitte Central Europe

Përkufizimet

"Deloitte" i referohet një ose më shumë prej Deloitte Touche Tohmatsu Limited, ("DTTL"), rrjetit të saj global të shoqërive anëtare dhe subjektet e tyre të lidhura (së bashku referuar “Organizata Deloitte”). DTTL (gjithashtu referuar edhe “Deloitte Global”) dhe entitetet e lidhura me to janë subjekte ligjërisht të ndara dhe të pavarura, që nuk mund të detyrojnë njëra tjetrën në lidhje me palët e tjera. DTTL dhe çdo firmë anëtare DTTL dhe entitet i lidhur me të është përgjegjës vetëm për veprimet dhe mosveprimet e veta dhe jo të njëra-tjetrës. DTTL nuk ofron shërbime për klientët. Ju lutem vizitoni www.deloitte.com/about per të mësuar më shumë.

"Deloitte Central Europe" ("Deloitte CE") është një organizatë rajonale e subjekteve të organizuara nën ombrellën e Deloitte Central Europe Holdings Limited, shoqëri anëtare në Evropën Qendrore të Deloitte Touche Tohmatsu Limited. Shërbimet ofrohen nga filialet dhe shoqëritë e lidhura me Deloitte Central Europe Holdings Limited, të cilët janë persona juridikë të ndarë dhe të pavarur.

"Kontrollues" ("ne" ose "ynë") nënkupton një kontrollues ose kontrollues të dhënash që përcakton qëllimet e përpunimit të të dhënave personale (siç përcaktohet më tej në Legjislacionin e Mbrojtjes së të Dhënave).

"Përpunues" nënkupton një përpunues të dhënash ose përpunues që përpunon të dhënat personale në emër të kontrolluesit (siç përcaktohet më tej në Legjislacionin e Mbrojtjes së të Dhënave).

"Legjislacioni për Mbrojtjen e të Dhënave" nënkupton legjislacionin në vijim deri në masën e zbatueshme kohë pas kohe: (a) ligjet kombëtare që zbatojnë Direktivën për Privatësinë dhe Komunikimet Elektronike (2002/58/EC); (b) GDPR; dhe (c) çdo ligj tjetër të ngjashëm kombëtar të privatësisë.

"GDPR" nënkupton Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (EU) (2016/679).

"Të Dhëna Personale" nënkupton çdo të dhënë personale (informacion në lidhje me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm / subjekt të dhënash) të përpunuar në lidhje me ose si pjesë e shërbimeve të ofruara për klientët tanë ose në lidhje me marrëdhëniet kontraktore me furnizuesit, kontraktorët dhe nën-kontraktorët tanë ose si të jetë e nevojshme për aktivitetet që janë pjesë e operacioneve tona standarde të biznesit.

"Përpunim" nënkupton çdo veprim apo seri veprimesh në të dhënat personale (manuale ose automatike), si grumbullimi, regjistrimi, strukturimi, ruajtja, përdorimi, zbulimi, kufizimi, fshirja ose shkatërrimi (siç përcaktohet më tej në Legjislacionin e Mbrojtjes së të Dhënave).

"Marrësi" nënkupton një person fizik ose person juridik, autoritet publik, agjenci ose një organ tjetër, në të cilin të dhënat personale janë zbuluar (siç përcaktohet më tej në Legjislacionin e Mbrojtjes së të Dhënave).

Përmbledhje

Kjo Deklaratë e Privatësisë është e zbatueshme për përpunimin e të dhënave tuaja personale ("të dhëna") nga ne dhe shpjegon:• cilat të dhëna personale ne përpunojmë për ju;

• pse (për çfarë qëllimi) ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale (duke përfshirë bazën ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja);

• si dhe në çfarë vendndodhjesh ne përpunojmë të dhënat tuaja personale (ku transferojmë të dhënat tuaja personale dhe me cilët i ndajmë të dhënat tuaja);

• cilat janë të drejtat tuaja.

Kjo Deklaratë e Privatësisë zbatohet nga data e specifikuar në krye të kësaj faqeje. Ne mund ta modifikojmë ose ta ndryshojmë këtë Deklaratë Privatësie, herë pas here, prandaj ne ju nxisim të rishikoni këtë deklaratë vazhdimisht.

Cilat të dhëna personale përpunojmë

Ne përpunojmë të dhënat personale që ju na mundësoni, që marrim nga punëdhënësi ose partneri juaj kontraktues, këshilltari ose palë të treta që ju keni bërë publike në mënyrë të shprehur ose që janë bërë publike në ndonjë mënyrë tjetër (psh. media online).

Këto të dhëna personale mund të përfshijnë:

· emrin, mbiemrin dhe gjininë tuaj;· profesionin tuaj (pozicionin e punës) dhe detajet e përgjithshme të kontaktit (adresa e punës ose e shtëpisë, adresa personale e postës elektronike dhe numri i telefonit);

· historinë dhe detajet e kontakteve të biznesit tuaj me Deloitte;

·numrin tuaj të llogarisë bankare (në rast se klienti/kontraktori/furnizuesi dhe nën-kontraktori ynë është person fizik);

· adresa IP;· të dhënat tuaja personale të ofruara në lidhje me ekzekutimin e të drejtave tuaja në përputhje me këtë Deklaratë Privatësie;

· imazhe CCTV dhe informacione të tjera që i mbledhim kur hyni në ambientet tona (informacionet specifike dhe të përshtatura për këtë përpunim të të dhënave personale janë në dispozicion në ambientin përkatës të Deloitte CE nëse është e zbatueshme - imazhet e CCTV mund të përpunohen edhe nga pronari i ndërtesës ose nga pala e tretë e autorizuar).

Për qëllimet e specifikuara më poshtë, ne nuk mbledhim apo përpunojmë asnjë kategori të dhënash "sensitive" ose "kategorish të veçanta" siç përcaktohet në Legjislacionin e Mbrojtjes së të Dhënave. Llojet dhe kategoritë shtesë të të dhënave tuaja personale që përpunohen drejtpërsëdrejti për qëllime të ofrimit të shërbimeve tona janë përshkruar në deklaratat e privatësisë së subjekteve të Deloitte CE që ofrojnë shërbime si kontrollues të të dhënave dhe subjekteve të Deloitte CE që ofrojnë shërbime si përpunues të të dhënave.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja ("Qëllimet")

· pajtueshmëria me kërkesat e zbatueshme ligjore, rregullatore ose profesionale (kundër pastrimit të parave);

· adresimi i kërkesave dhe komunikimeve nga autoritetet kompetente;· administrimi i përgjithshëm i kontratave, kontabiliteti financiar (faturimi) dhe statistikat;

· përputhshmëria e brendshme dhe analiza e rrezikut (përfshirë hetimin ose parandalimin e incidenteve të sigurisë);

· mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tona të ligjshme;· qëllime të marrëdhënieve me klientë të përgjithshëm, furnizues, kontraktorë ose nën-kontraktorë (duke përfshirë reagimet dhe ankesat, si dhe vlerësimin dhe zhvillimin e mundësive të biznesit);

· përdorimi i sistemeve, shërbimeve dhe aplikacioneve të teknologjisë së informacionit (cloud) të brendshme ose të jashtme (për komunikim, ndarje të të dhënave dhe qëllime arkivimi).

Ju lutem vini re se kjo Deklaratë e Privatësisë nuk përfshin informacionin mbi përpunimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut, shkrimit elektronik direkt dhe rekrutimit. Përpunimi i të dhënave personale për qëllime të tilla është përshkruar në deklaratat specifike të privatësisë që mund të jenë gjithashtu pjesë e pëlqimit tuaj me këtë përpunim të të dhënave personale (aty ku është e përshtatshme). Ne nuk i përpunojmë të dhënat tuaja personale për qëllime poste të drejtpërdrejtë dhe marketingu pa pëlqimin tuaj të qartë, por ne mund t'ju kërkojmë një pëlqim të tillë gjatë procesit të përpunimit të të dhënave personale për Qëllimet.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja:

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm kur përpunimi është i nevojshëm

· për administrimin e kontratës që kemi me ju personalisht ose për të ndërmarrë hapa për të hyrë në kontratë me ju;· për respektimin e një detyrimi ligjor të cilit i nënshtrohemi;

· për qëllimet e interesit tonë legjitim që mund të jenë:

- nënshkrimi dhe zbatimi i kontratave me furnizuesit, kontraktorët ose nën-kontraktorët tanë,

- mbrojtja e interesave tona të biznesit (duke përfshirë kryerjen e vlerësimit të rrezikut dhe të cilësisë),

- sigurimi që ankesat ose kërkesat e dorëzuara tek ne të adresohen siç duhet.

Mbajtja e të dhënave tuaja personale

Të dhënat tuaja personale do të mbahen nga ne për një periudhë prej 10 vjetësh pas ofrimit të shërbimeve për klientët tanë ose përfundimit të marrëdhënieve tona kontraktore me furnizuesit, kontraktorët ose nën-kontraktorët tanë ose siç kërkohet nga ligjet në fuqi ose rregulloret përkatëse ose për interesin legjitim të Deloitte.

Kontrolluesi i të dhënave personale

Në kontekstin e kësaj Deklarate Privatësie, kontrolluesi i të dhënave është entiteti i Deloitte CE që është palë në kontratën me klientin, furnizuesin, kontraktorin ose nën-kontraktorin.

Ndarja dhe transferimi i të dhënave tuaja personale

Të dhënat tuaja personale mund të zbulohen / transferohen dhe përpunohen nga marrësit e mëposhtëm për Qëllimet:

Grupi i entiteteve të Deloitte të renditura këtu. Nëse është e zbatueshme, të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm në masën e lejuar për Qëllimet dhe në përputhje me Legjislacionin për Mbrojtjen e të Dhënave. Secili nga marrësit do të jetë përgjegjës për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave tuaja, duke siguruar informacion mbi përpunimin e të dhënave tuaja dhe marrjen e pëlqimeve shtesë nëse kërkohet. Në rast se të dhënat tuaja transferohen përtej kufijve të shtetit (duke përfshirë territoret jashtë Bashkimit Evropian) atëherë ky transferim do të bëhet vetëm në rast se përmbushen detyrimet e përcaktuara nga Legjislacioni i Mbrojtjes së të Dhënave për këto transferime.

Përpunuesit

Ofruesit tanë të aprovuar të shërbimeve IT dhe administrative:

Adastra s.r.o., Karolinská 654/2, 186 00 Prague8, Czech Republic con4PAS, s.r.o., Novodvorská 1010/14, 142 01 Prague 4 – Lhotka, Republika ÇekeDeloitte Advisory & Management Consulting Private Limited Company, Dózsa Gy put 84.C., 1068 Budapest, Hungari
Deloitte CE Business Service Sp. z o.o., Al. Jana Pawla II 22, 00-133 Varshavë, PoloniDeloitte Central Europe Service Center s.r.o., Italská 2581/67, 120 00, Pragë 2 - Vinohrady, Republika e Çekisë
Deloitte CZ Services s.r.o., Italská 2581/67, 120 00, Pragë 2 - Vinohrady, Republika Çeke
Digital Resources a.s., Poděbradská 520/24, 190 00 Pragë 9, Republika ÇekeSabris CZ s.r.o., Pekařská 621, 155 00 Prague 5, Republika Çeke
SI- Consulting sp. z o.o.- ul. A. Słonimskiego 1A ZITA, wejście B, 50-304 Wrocław, Poloni
Uniwise s.r.o., Studentská 6202/17, 708 00 Ostrava-Poruba, Republika Çeke
Wookie.apps s.r.o., Josefa Kočího 1556, 153 00 Radotín, Republika Çeke

Përpunuesit jashtë BE-së (të gjithë përpunuesit e të dhënave jashtë BE-së kanë nënshkruar me ne Klauzolat Standarde Kontraktuale të miratuara nga BE, duke siguruar një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të Dhënave Personale siç kërkohet nga Legjislacioni për Mbrojtjen e të Dhënave).

Deloitte Support Services India Private Limited, RMZ Futura, Block B, 2nd Floor, Plot No. 14 & 15, Road No. 2, Hi-Tec City Layout, Madhapur, Hyderabad – 500 081, Telangana, India Deloitte Touche Tohmatsu Services, Inc., 30 Rockefeller Plaza, New York, 10112 – 0015, USA Microsoft Corporation, One Microsoft Way, Redmond, WA 98052, USA

Të drejtat e tyre të aksesit janë të kufizuara vetëm deri në atë masë që ato janë vetëm për shërbimet e nevojshme teknike, administrative dhe shërbime të mbështetjes (help desk).

Siguria e përpunimit

Ne dhe përpunuesit tanë të të dhënave krijuam masa mbrojtëse teknologjike, fizike, administrative dhe procedurale, që të gjitha në përputhje me standardet e pranuara nga industria për të mbrojtur dhe siguruar konfidencialitetin, integritetin ose aksesueshmërinë e të gjitha të dhënave personale të përpunuara; për të parandaluarpërdorimin e paautorizuar ose qasjen e paautorizuar në të dhënat personale ose për të parandaluar ndonjë shkelje në të dhënat personale (incident sigurie) në përputhje me politikat e Deloitte CE dhe Legjislacionin për Mbrojtjen e të Dhënave. Deloitte CE është mbajtës i certifikimit ISO 27001 - standard global i informacionit i njohur gjerësisht.

Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë:

· të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale (dhe kërkoni një kopje të të dhënave personale që ne përpunojmë),
· të kërkoni të përditësoni dhe korrigjoni të dhënat tuaja personale (e drejta për korrigjim),
· të na kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale (aty ku është e mundur), ose
· të kërkoni një kufizim në përpunimin e të dhënave tuaja.

Ju mund të kundërshtoni përpunimin (në raste të caktuara siç përcaktohet nga GDPR), si dhe të ushtroni të drejtën tuaj për mbajtjen e të dhënave (të merrni një kopje të të dhënave personale të cilat na keni dhënë në një format të strukturuar dhe të lexueshëm automatikisht dhe të na kërkoni të transmetojmë këto të dhëna në një marrës tjetër të të dhënave).

Të gjitha të drejtat e përshkruara këtu mund të zbatohen duke dërguar e-mail tek: CEprivacy@deloittece.com ose një njoftim me shkrim tek: Deloitte CE Data Protection Leader, Deloitte Central Europe Service Centre s.r.o., Italská 2581/67, 120 00, Prague 2 – Vinohrady, Czech Republic

Ju gjithashtu mund të përdorni kontaktet e mësipërme për çfarëdo pyetje që lidhet me përpunimin e të dhënave tuaja personale duke përfshirë masat e sigurisë gjatë transferimit të të dhënave jashtë rajonit të BE-së.

Gjithashtu është e drejta juaj të parashtroni një ankesë në një autoritet mbikëqyrës të mbrojtjes së të dhënave në vendin e qëndrimit tuaj, ose në një autoritet të pavarur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, në rast se mendoni se përpunimi i të dhënave tuaja personale shkel GDPR.

Deklarata Privatësisë së Deloitte Central Europe Specifike sipas Shërbimeve

Entitetet e Deloitte Central Europe që ofrojnë shërbime si kontrollues të të dhënave

E zbatueshme për shërbimet e mëposhtme: Auditim, Këshillim Tatimor, Shërbimet Globale të Punësimit, Ligjore, Këshillim për Riskun, Këshillim Financiar, Konsulencë.

Cilat të dhëna personale përpunojmë

Si kontrollues, ne përpunojmë të dhënat personale që na keni dhënë, duke përfshirë të dhënat personale për anëtarët e familjes suaj dhe vartësit nëse është e nevojshme, duke marrë parasysh natyrën e shërbimit të ofruar ose të dhënat që marrim nga punëdhënësi ose partneri kontraktues, këshilltari ose palë e tretë, me kusht që këto të dhëna të jenë mbledhur në mënyrë të ligjshme.

Në varësi të llojit të dhënë të shërbimeve, këto të dhëna personale mund të përfshijnë:

· emrin, mbiemrin dhe gjininë, datën e lindjes, letërnjoftimin ose detajet e pasaportës, numrin e identifikimit tatimor, sigurimi social dhe numri i sigurimit kombëtar,
· profesionin tuaj (pozicionin e punës) dhe detajet e përgjithshme të kontaktit (adresa e punës ose e shtëpisë, adresa personale e postës elektronike dhe numri i telefonit, certifikatat e arsimit),
· të dhëna të tjera të domosdoshme për ofrimin e llojit të caktuar të shërbimit tek kontraktuesi ose punëdhënësi juaj (gjendja civile, numri i fëmijëve, informacion mbi anëtarët e familjes suaj, emrat, mbiemrat, datat e lindjes së tyre, sipas rastit),
· të dhënat financiare (duke përfshirë detajet e llogarisë bankare, historinë e kredisë, të ardhurat e punësimit dhe të ardhurat / fitimet e investimeve personale),
· të dhënat që lidhen me marrëdhënien tuaj me klientin tonë (mallrat ose shërbimet e blera).

Qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja ("Qëllimet")

Ofrimi i shërbimeve për ju personalisht ose për klientët tanë (duke qenë punëdhënësi juaj i partnerit tuaj kontraktues) siç është rënë dakord në kontratën përkatëse.

Mjetet e përpunimit

Për disa lloj shërbimesh, përdoren mjete të veçanta për përpunimin e të dhënave personale

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave tuaja

· zbatimi i kontratës në të cilën jeni palë, ose nëse nuk jeni palë në kontratë, atëherë

· interesin tonë legjitim në ofrimin e shërbimeve të bazuara në kontratën me punëdhënësin tuaj ose partnerin kontraktues, ose

· përputhshmëri me detyrimet ligjore të cilave Deloitte i nënshtrohet gjatë ofrimit të shërbimeve për ju ose për punëdhënësin / partnerin tuaj kontraktual (p.sh. ligjet në fuqi (nëse ka) që rregullojnë shërbimet e ofruara në mënyrë të shprehur përcaktojnë se gjatë ofrimit të shërbimit ne i përpunojmë të dhënat tuaja personale si kontrollues të të dhënave personale).

Sigurimi dhe përpunimi i të dhënave tuaja personale (duke përfshirë përdorimin e mjeteve të caktuara për përpunimin e të dhënave siç tregohet këtu-më lart) janë të nevojshme për Qëllimet.

Mbajtja e të dhënave tuaja personale

Të dhënat tuaja personale do të mbahen nga ne për një periudhë prej 10 vjetësh pas ofrimit të shërbimeve për ju ose për klientët tanë ose siç kërkohet nga ligjet e zbatueshme ose rregulloret përkatëse ose për interesin legjitim të Deloitte.

Shpërndarja dhe transferimi i të dhënave tuaja personale

Të dhënat tuaja personale mund të zbulohen / transferohen dhe përpunohen nga marrësit e mëposhtëm për Qëllimet:

Marrësit

Grupi i entiteteve Deloitte të renditura këtu. Nëse është e zbatueshme, të dhënat tuaja personale do të përpunohen vetëm në masën e lejuar për Qëllimet dhe në përputhje me Legjislacionin për Mbrojtjen e të Dhënave. Secili nga marrësit do të jetë përgjegjës për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave tuaja, duke siguruar informacion mbi përpunimin e të dhënave tuaja dhe marrjen e pëlqimeve shtesë nëse kërkohet. Në rast se të dhënat tuaja transferohen përtej kufijve të shtetit (duke përfshirë territoret jashtë Bashkimit Evropian) atëherë ky transferim do të bëhet vetëm në rast se përmbushen detyrimet e përcaktuara nga Legjislacioni i Mbrojtjes së të Dhënave për këto transferime.

Përpunuesit

Nën-kontraktorët tanë (të aprovuar nga klienti në kontratë ose ndryshe) dhe furnizuesit tanë administrativë dhe IT të miratuar:

Në BE:

Deloitte Advisory & Management Consulting Private Limited Company, Dózsa Gy put 84.C., 1068 Budapest, Hungari
Deloitte CE Business Service Sp. z o.o., Al. Jana Pawla II 22, 00-133 Varshavë, Poloni
Deloitte Central Europe Service Center s.r.o., Italská 2581/67, 120 00, Pragë 2 - Vinohrady, Republika e Çekisë
Deloitte CZ Services s.r.o., Italská 2581/67, 120 00, Pragë 2 - Vinohrady, Republika Çeke
Digital Resources a.s., Poděbradská 520/24, 190 00 Pragë 9, Republika Çeke
Sabris CZ s.r.o., Pekařská 621, 155 00 Prague 5, Republika Çeke
SI- Consulting sp. z o.o.- ul. A. Słonimskiego 1A ZITA, wejście B, 50-304 Wrocław, Poloni

Shërbimet e Auditimit: Deloitte Group Support Centre BV, a private limited liability company themeluar në Hollandë, Gustav Mahlerlaan, 2970 Amsterdam, Hollandë

Në mënyrë që të sigurojmë mbështetjen e duhur administrative, teknike dhe operacionale, ne gjithashtu mund të kontraktojmë ofrues të shërbimeve lokale (në vendet në të cilat veprojmë) që do të përpunojnë të dhënat tuaja personale si përpunues të të dhënave personale. Ofrues të tillë lokalë të shërbimeve janë partnerët tanë të besuar që ofrojnë kryesisht shërbime arkivimi, dërgesash postare, përkthimesh, mbështetjeje IT ose shërbime reprografike. Çdo ofrues i tillë lokal i shërbimeve, para ofrimit të shërbimeve, nënshkruan një marrëveshje për përpunimin e të dhënave në përputhje me kërkesat e Legjislacionit për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju mund të merrni një listë të plotë të përpunuesve lokal të të dhënave personale direkt pasi të na dërgoni kërkesën tuaj.

Përpunuesit jashtë BE-së Meqënëse përpunimi i të Dhënave Personale, mund të përfshijë transferimin e të dhënave personale jashtë Bashkimit Europian (BE), të gjithë entitetet e mëposhtme kanë nënshkruar me Deloitte Klauzolat Standarde Kontraktuale të miratuara nga BE, duke siguruar një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të Dhënave Personale siç kërkohet nga Legjislacioni për Mbrojtjen e të Dhënave.

Taksë/Shërbime Punësimi Globale:

Deloitte Support Services India Private Limited, RMZ Futura, Block B, 2nd Floor, Plot No. 14 & 15, Road No. 2, Hi-Tec City Layout, Madhapur, Hyderabad – 500 081, Telangana, India
Deloitte Touche Tohmatsu Services, Inc., 30 Rockefeller Plaza, New York, 10112 – 0015, USA
Microsoft Corporation, One Microsoft Way, Redmond, WA 98052, USA

Të drejtat e tyre të aksesit janë të kufizuara vetëm deri në atë masë që ato janë vetëm për shërbimet e nevojshme teknike, administrative dhe shërbime të mbështetjes (help desk).

Mjetet e përpunimit

Për disa lloje shërbimesh, përdoren mjete specifike për përpunimin e të dhënave tuaja personale – më shumë informacion për përpunimin e të dhënave tuaja personale I gjeni në faqet e mëposhtme.

Shërbimet e Punësimit Global: GA Organizer Tool

Shërbimet e Auditimit: Deloitte Connect; Deloitte iCount; Deloitte iConfirm

Siguria e përpunimit

Deloitte dhe përpunuesit e saj të të dhënave kanë krijuar masa mbrojtëse teknologjike, fizike, administrative dhe procedurale, që të gjitha në përputhje me standardet e pranuara nga industria për të mbrojtur dhe siguruar konfidencialitetin, integritetin ose aksesueshmërinë e të gjitha të dhënave personale të përpunuara; për të parandaluar përdorimin e paautorizuar ose aksesin e paautorizuar në të dhënat personale ose për të parandaluar ndonjë shkelje në të dhënat personale.

Të drejtat tuaja

Ju lutem referojuni Deloitte Central Europe Privacy Statement

Deklarata e Privatësisë Specifike për Shërbimet e Deloitte Central Europe

Entitetet e Deloitte Central Europe që ofrojnë shërbimet si përpunues të dhënash

E zbatueshme ndaj shërbimeve të mëposhtme: Listëpagesa, Migracioni, Forensics (përveç konsulencës), shërbime të caktuara në fushën e Konsulencës IT.

Çfarë të dhënash personale përpunojmë

Si përpunues ne përpunojmë të dhënat personale që ju na jepni, duke përfshirë të dhënat personale mbi anëtarët e familjes tuaj dhe vartësit nëse është e nevojshme duke marrë parasysh natyrën e shërbimeve të ofruara, ose të dhënat që marrim nga punëdhënësi ose partneri kontraktor i juaji, këshilltari, palë e tretë ose që janë bërë publike në ndonjë mënyrë tjetër (psh. media online).

Këto të dhëna personale mund të përfshijnë:

• emrin, mbiemrin dhe gjininë, datën e lindjes, letërnjoftimin ose detajet e pasaportës, numrin e identifikimit tatimor, sigurimin social dhe numrin e sigurimit kombëtar,
• profesionin tuaj (pozicionin e punës) dhe detajet e përgjithshme të kontaktit (adresa e punës ose e shtëpisë, adresa personale e postës elektronike dhe numri i telefonit, certifikatat e arsimit),
• të dhëna të tjera të domosdoshme për ofrimin e llojit të caktuar të shërbimit tek kontraktuesi ose punëdhënësi juaj (gjendja civile, numri i fëmijëve, informacion mbi anëtarët e familjes suaj, emrat, mbiemrat, datat e lindjes së tyre, sipas rastit),
• të dhënat financiare (duke përfshirë detajet e llogarisë bankare, të ardhurat e punësimit dhe të ardhurat / fitimet e investimeve personale),
• të dhënat që lidhen me veprimtarinë tuaj profesionale, performancën në pnë dhe vlerësimin.

Qëllimet e përpunimit të të dhënave

Ofrimi i shërbimeve ndaj jush personalisht ose ndaj klientëve tanë (punëdhënësi ose partneri kontraktual i juaji) siç përcaktohet në kontratën përkatëse bazuar në udhëzimet e kontrolluesit (ju, punëdhënësi juaj ose partneri kontraktual)

Përpunimi i të dhënave tuaja personale kryhet në bazë të udhëzimeve të klientëve tanë – kontrolluesit personalë të të dhënave që janë përgjegjës për dhënien e informacionit mbi përpunimin e të dhënave tuaja personale ndaj jush duke përfshirë informacionin se si të ushtroni të drejtat tuaja – ju lutem kontaktoni punëdhënësin/partnerin kontraktual tuaj drejtpërsëdrejti për të:

• kërkuar akses në të dhënat tuaja personale (dhe kërkuar një kopje të të dhënave personale që përpunohen),
• kërkuar përditësimin dhe korrigjimin e të dhënave tuaja personale (e drejta e korrigjimit),
• kërkuar fshirën e të dhënave tuaja personale (kur është e mundur), ose
• kërkuar kufizimin e përpunimit.

Did you find this useful?