cookies deloitte

Cookies

Njoftimi për Cookie-t

Rishikuar për herë të fundit: 26 Shkurt 2021

This Website uses cookies to improve the user experience and ensure that it is functioning effectively.


Çfarë është një cookie?

Një cookie është një dokument i vogël me tekst, i cili shkarkohet në pajisjen tuaj nga faqet web që vizitoni. Cookie-t më pas i kthehen mbrapsht faqes web pas çdo vizite, ose një tjetër faqeje web e cila e identifikon atë cookie. Cookie-t përdoren në mënyrë që faqja të funksionojë, ose të punojë në mënyrë më efektive, si dhe t’u jap informacion administratorëve të saj. Ky informacion përdoret për të ofruar një shërbim më të personalizuar dhe që përgjigjet më shpejt. Cookie-t mund të jenë të palëve të para, të vendosura nga ne në pajisjen tuaj, ose të palëve të treta të cilat vendosen nga një palë e tretë nën emrin tonë. Në çdo moment që përdorni këtë faqe web, mund të mblidhet informacion nëpërmjet cookie-ve ose teknologjive të ngjashme (p.sh. web beacon, tag, script-e, memoria lokale.)

Ju lutem vini re që ky njoftim për Cookie-t është pjesë e Njoftimit tonë për Privatësinë 


Cookie-t që mund të përdorim dhe pse

Cookie-t e përdorura në faqen tonë mund të klasifikohen në një prej kategorive më poshtë:

  • Cookie-t “Rreptësisht të Nevojshme” janë të domosdoshme për funskionimin e faqes web dhe nuk mund të “fiken” në sistemin tonë. Zakonisht ato veprojnë në përgjigje të veprimeve të bëra nga ju, të cilat kanë të bëjnë me një kërkesë për shërbime, si vendosja e preferencave të privatësisë, logimi ose plotësimi i formularëve.
  • Cookie-t “Analitike dhe të Performancës” na lejojnë të gjurmojmë analikat duke numëruar vizitat dhe burimet e trafikut në mënyrë që t’i masim dhe të përmirësojmë performancën e faqes web. Ato mund të vendosen nga ne ose nga ofruesit e palëve të treta (p.sh., Adobe, Google, Akamai, Brightcove, Qualtrics) të cilët na ndihmojnë të kuptojmë cilat faqe apo video janë më të klikuarat dhe për të parë se si vizitorët ndërveprojnë në faqen web.
  • Cookie-t “Funksionale” ndihmojnë performancën dhe personalizimin e faqes web, bazuar në ndërveprimin që kanë vizitorët në faqe. Ato mund të jenë të vendosura nga ne ose nga palë të treta, si Adobe, shërbimin e të cilëve u kemi shtuar në faqen tonë.
  • Cookie-t e “Reklamimit ose të Targetimit” mund të jenë vendosura në faqen tonë nga partnerët tanë reklamues, si Adobe. Këto mund të përdoren për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe për të treguar reklama bazuar në këto preferenca në faqe të tjera.
  • Cookie-t e “Mediave Sociale” janë të vendosura nga shërbimet e mediave sociale (p.sh., Twitter, LinkedIn, Facebook) të cilat i kemi shtuar në faqen tonë, për t’ju mundësuar shpërndarjen e materialeve tona me miqtë ose me network-un tuaj. Kjo mund të ndikojë në përmbajtjen apo mesazhet që shihni në faqe të tjera që vizitoni.

Për të parë një listë të cookie-ve që përdoren nga faqja web, klikoni në “Menaxho preferencat e cookie-ve” në fillim të këtij njoftimi për cookie-t.


Për sa kohë do të qëndrojnë cookie-t në pajisjen time?

Kohëzgjatja e qëndrimit të cookie-ve në pajisjen tuaj varet nga vetë cookie-t, nëse është “e përhershme” apo e “sesionit”. Një cookie e përhershme do të ruhet nga browser-i dhe do të qëndrojë e vlefshme deri në datën e përcaktuar të skadimit të saj, ose nëse do të fshihet nga ju para datës së skadencës. Një cookie sesioni, do të fshihet në fund të sesionit të web-it, kur browser-i të mbyllet.


Si mund t’i kontrolloj cookie-t?

Mund të kontrolloni dhe të menaxhoni cookie-t në mënyra të ndryshme. Vini re se fshirja ose çaktivizimi i cookie-ve mund të ndikojë përvojën tuaj të përdoruesit dhe disa pjesë të faqes web mund të mos funksionojnë si duhet.

Aty ku cookie-s nuk janë rreptësisht të nevojshme për funksionimin e faqes tonë, do t’ju pyesim nëse lejoni përdorimin e cookie-ve në momentin qe vizitoni faqen tonë. Kjo leje mund të jepet ose të refuzohet duke klikuar “Menaxho preferencat e cookie-ve” në krye të faqes.

Gjithashtu, mund të ndryshoni preferencat e browser-it tuaj për të menaxhuar dhe për të kontrolluar cookie-t. Mund të gjeni informacion të detajuar këtu http://www.aboutcookies.org/.

Çdo aprovim apo refuzim i cookie-ve është i kufizuar vetëm për faqen për të cilën është postuar ky Njoftim i Cookie-ve dhe jo për faqe të tjera, të cilat mund të jenë të lidhura me faqen tonë. Për më shumë informacion mbi cookie-t të përdorura nga ato faqe web, ju lutemi referojuni njoftimit të privatësisë ose të cookie-ve në ato faqe web.


Komunikimet me email

Ne gjithashtu mund të përdorim teknologji gjurmuese për të përcaktuar nëse keni lexuar, klikuar ose përcjellë komunikime të caktuara që ju dërgojmë me email, në mënyrë që t'i bëjmë komunikimet tona më të dobishme dhe interesante. Nëse nuk dëshironi që ne të konfirmojmë nëse keni hapur, klikuar ose përcjellë komunikimet tona, do t'ju duhet të çabonoheni, pasi nuk është e mundur që ne t'i dërgojmë këto email-e pa gjurmimin e aktivizuar. Nëse jeni abonent i regjistruar mund të përditësoni preferencat e komunikimit në çdo kohë duke na kontaktuar, ose mund të çabonoheni duke ndjekur udhëzimet në komunikimet individuale me email që merrni nga ne.

Ndryshimet që mund t’i bëhen këtij Njoftimi për Cookie-t

Ne mund të modifikojmë ose ndryshojmë këtë Njoftim të Cookie-ve herë pas here sipas gjykimit tonë. Në momentin që bëjmë ndryshime në këtë njoftim, do të ndryshohet edhe data e rishikimit në krye të kësaj faqeje, dhe një njoftim i tillë i modifikuar ose i ndryshuar i Cookie-ve do të jetë efektiv për ju dhe informacionin tuaj që nga ajo datë e rishikimit.

Ju rekomandojmë që të rishikoni herë pas here Njoftimin e Cookie në mënyrë që të informoheni se si i përdorim ato.