PoweUp: About the Program

Lajme

Rreth Programit

Mësoni më shumë rreth përfitimeve

Programi për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor. Përshtatni modelin tuaj të biznesit, ndërtoni rezistencën dhe zgjeroni praninë tuaj në treg!

  • A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për të tërhequr klientë ose të përshtatni modelin tuaj të biznesit?
  • A po kërkoni të përmirësoni me shpejtësi rezistencën ndaj COVID-19, të riktheheni në normalitet dhe të arrini rezultate të matshme në një afat të shkurtër?
  • A po mendoni për fonde të jashtme, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?
  • A jeni të interesuar për asistencë falas, për të rritur firmën tuaj, nëpërmjet mbështetjes së Deloitte, një nga kompanitë e konsulencës kryesore në botë?
  • A jeni të interesuar të lidheni me kompani të tjera, investitorë dhe sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të korporatave?

 

Nëse përgjigja juaj është po, programi PowerUP është për ju!

Banka Botërore, nën PowerUP: Ndërtimi i Kapaciteteve për Firmat në Fazat e Hershme në Ballkanin Perëndimor, po fillon një program të dedikuar për më shumë se 200 kompani të financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe të zbatuar me mbështetjen e firmës së shquar këshilluese Deloitte.

 

Rreth Programit

PowerUP është një program pa pagesë i krijuar për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et, të cilët kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr klientë, për të përshtatur modelet e tyre të biznesit dhe që janë potencialisht të interesuar për investimet e jashtme. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse të zgjedhura do të marrin mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve dhe trajnim që synojnë të rrisin gatishmërinë e tyre për investime dhe të mbështesin perspektivën e tyre të rritjes dhe qëndrueshmërinë ndaj COVID-19 dhe goditjeve të jashtme të ngjashme. Programi i ngritjes së kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqëndrohet në temat e klientëve dhe të tregut, performancën financiare dhe atë të brendshme, markën dhe prezantim para investitorëve potencial.

Programi planifikohet të zgjasë nga tetori i vitit 2020 deri në shkurt 2021.

Rreth 100 kompani me performancë më të mirë nga Programi do të jenë të ftuar të konkurojnë në "PowerUP Finals" në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor, në muajin Mars 2021 dhe të prezantojnë biznesin e tyre në skenë përpara një grupi të ftuarish ekskluziv, investitorë engjëj, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë, korporata dhe përfaqësues të mediave.Të gjitha kompanitë që marrin pjesë në finale do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, pasi ato do të promovohen në median lokale dhe rajonale.

 

Çmimet

Tri prezantimet më të mira do të fitojnë Çmimin e Sipërmarrjes Ekselente në Ballkanin Perendimor për kategori të ndryshme, si dhe këshillim ekskluziv të dedikuar për biznesin e tyre nga ekspertë vendorë dhe rajonalë nga firma më e madhe e konsulencës në botë, Deloitte.

 

Kriteret për pjesëmarrje në Program

  • Firmat duhet të jënë të vendosura në mënyrë të ligjshme dhe të regjistruara në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1], Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia);
  • Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;
  • Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;
  • Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;
  • Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve (armëve), ose industri të ngjashme. Organizatorët rezervojnë të drejtën të përjashtojnë firmat, aktivitetet e të cilave konsiderohet se krijojnë rreziqe reputacioni për organizatorët e programit, trajnerët, pjesëmarrësit apo të tjerë të përfshirë.

______________
1 Për BE-në, ky përcaktim nuk cenon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të UNSCR dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

 

Aplikimi

Si të aplikoni? 

Afati i fundit për aplikim është 4 tetor, 2020.

Ekziston një numër i kufizuar i vendeve në program dhe përzgjedhja midis atyre që kualifikohen do të bëhet duke marrë parasysh diversifikimin e industrisë dhe vendit pjesëmarrës. Nëse është e nevojshme, afati kohor i programit do të përshtatet me situatën pandemike të COVID-19.

Rimëkëmbja nga COVID-19 | ndërtimi i kapaciteteve | sipërmarrje | prezantim para investitorëve | trajnim falas |mbështetje për SME| mbështetje për Startup | ndihmë për model biznesi | start-up program | financim i start-ups | si të rrisim shitjet | program për SME

Did you find this useful?