Deklaratë mbi luftën në Ukrainë
Deloitte Central Europe
Deloitte Central Europe dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe qëndron padyshim me popullin e Ukrainës. Ne e kundërshtojmë me vendosmëri agresionin ushtarak kundër shtetit të pavarur, që rezulton në një tragjedi të padrejtë ndaj popullit ukrainas. Veprime të tilla janë në kundërshtim me vlerat dhe besimet tona të përbashkëta.
Ne po mbështesim kolegët tanë dhe të afërmit e tyre në Ukrainë, duke i ndihmuar ata me zhvendosjen, aty ku është e nevojshme, përfshirë asistence për emigracionin, transportin, akomodimin si dhe mbështetjen financiare dhe psikologjike. Deri tani, ne kemi ndihmuar më shumë se 50 kolegë dhe familjet e tyre për t’u zhvendosur nga Ukraina drejt Europës Qëndrore, veçanërisht në Poloni, Rumani, Moldavi, Hungari dhe Sllovaki, dhe presim edhe më shumë gjatë ditëve në vijim. Ne kemi arritur të kontaktojmë 95% të kolegëve të Deloitte në Ukrainë dhe po ndërmarrim çdo masë të mundshme, për të garantuar sigurinë e tyre dhe plotësimin e nevojave thelbësore, në rrethana që po ndryshojnë me shpejtësi.
Jemi të vetëdijshëm që kjo është vetëm një pikë në oqeanin e nevojave të mëdha. Prandaj, ne duam të ofrojmë ndihmën tonë edhe për ata që nuk janë punonjësit tanë. Nëpërmjet Deloitte Foundation, ne po mbledhim fonde dhe ofrojmë mbështetje financiare dhe vullnetare për Organizata Jo Qeveritare (OJQ) të ndryshme në të gjithë rajonin. Si një mbështetje shtesë, ekipi ynë i teknologjisë ka krijuar një chatbot, Irene, i cili i vjen në ndihmë OJQ për tu lidhur dhe qëndruar në kontakt me refugjatët.
Solidariteti me Ukrainën është demonstruar nga i gjithë rrjeti Deloitte.
Punonjësit tanë janë angazhuar vullnetarisht, duke ndihmuar me transport, duke ofruar produktet bazë, duke dhuruar gjak, duke vënë në dispozicion shtëpitë e tyre për refugjatët dhe duke ofruar edhe mbështetje emocionale për ta.Përkushtimi i tyre në ketë situatë shkon përtej fjalëve.
Deloitte Central Europe do të vazhdojë të respektojë të gjitha sanksionet e vendosura. Për momentin, ne po punojmë për pezullimin e projekteve për subjektet dhe/ose individët rusë të përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA/BE.
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për vlerat dhe humanizmin tonë. Shpresojmë që paqja të mbizotërojë sa më shpejt.