Njoftime për shtyp

Deloitte përkrah personat me aftësi të kufizuara

Trajnimi për persona me aftësi të kufizuar në kontabilitet

Deloitte Kosova filloi trajnimin në kontabilitet në zyrat e tyre në Prishtinë për 14 persona me aftësi të kufizuara dhe për personat që punojnë në organizata me personat me aftësi të kufizuara.

Ekspertë të kompanisë nga Prishtina kanë krijuar një program të veçantë trajnimi për personat më aftësi të kufizuar për të rritur aftësinë e tyre në kontabilitet.  Ata pastaj mund të punojnë në të ardhmen si kontabilistë apo në fushën e financave bazike, kudo që ka ofertë pune në këtë fushë në Kosovë. 

Përfitues të këtij trajnimi janë poashtu stafi i organizatave që punojnë me persona me aftësi të kufizuara. Ata do të kanë mundësi pas trajnimit të përmirësojnë performancën financiare të organizatave të tyre, që do të kontribuoj në forcimin e organizatave të tyre. 

Trajnimi dy ditor nga Deloitte do të përcillet me trajnime për tatime në vitin 2015.

Did you find this useful?