Njohuri

Deloitte dhe GIZ partnerë për konsulencë Startup-ve dhe sipërmarrësve të rinj

Deloitte Albania mbështet programet ProSME dhe IDEA me konsulencë probono në fushat e këshillimit mbi taksat, këshillimit ligjor dhe atij financiar. ProSME është një projekt zhvillimi dhe bashkëpunimi i qeverisë gjermane, i vënë në zbatim nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Ky projekt mbështet Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MEDTTE) dhe institucione të tjera relevante, si për shembull Agjensinë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA). Programi ProSME fokusohet tek inovacioni dhe zhvillimi i sipërmarrjes. Për dy vite me rradhë Deloitte Albania u përfshi në mbështetjen e programeve më të mëdha të start-ups në vend, duke synuar fuqizimin e ideve më të mira të biznesit dhe iniciativat më inovative.


“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e shumëfishta me të cilat përballen bizneset në Shqipëri. Dhe jemi shumë të kënaqur që po bashkëpunojmë me GIZ, për të mbështetur idetë më të mira të biznesit dhe t’u japin atyre mundësinë të rriten. Është thelbësore që idetë e mira të kenë know how fillestar dhe ne jemi të gatshëm të ndajmë ekspertizën dhe eksperiencën tonë që këto ide të prosperojnë. Në një këndvështrim më të gjerë, duke ndihmuar bizneset e vogla të rriten dhe të kenë sukses, ne kemi ndihmuar zhvillimin ekonomik në përgjithësi.” – tha Maksim Caslli, Drejtues për Deloitte Albania and Kosova.


Deloitte Albania është kompania më e madhe e konsulencës në vend, themeluar në 1996. Deloitte Albania është pjesë e rrjetit prestigjoz të Deloitte Touche Tohmatsu Limited dhe ofron një gamë të gjerë shërbimesh për bizneset lokale dhe të huaja në fushat e auditit, shërbimeve të këshillimit financiar, shërbimeve të këshillimit të taksave, këshillimeve ligjore, konsulencës menaxheriale dhe konsulencës në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
 

Did you find this useful?