Oferta Fillestare Publike

Rasti i Shqipërisë

Koncepti i tregtimit të letrave me vlerë është një fenomen i ri për tregun e biznesit në Shqipëri. Ky proces tregtimi kërkon parapërgatitje dhe njohje të thelluar të kritereve dhe procedurave të emetimit të letrave me vlerë. Këshillimi financiar synon t’u vijë në ndihmë si subjekteve qe do të realizojnë këtë ofertë fillestare publike, ashtu edhe publikut investues, të cilët duhet të jenë të informuar për të marrë pjesë në këtë proces investimi.

Në kuadër të rritjes së vazhdueshme të bizneseve në Shqipëri, ezaurimit të burimeve tradicionale të financimit (si psh. borxhi bankar) dhe zhurmës për hapjen e bursës për tregtimin e aksioneve dhe obligacioneve, Departamenti i Këshillimit Financiar të Deloitte Albania and Kosovo, ka hartuar një material kërkimor mbi ofertën publike. Si këshilluesi juaj i besuar, Deloitte Albania and Kosovo nëpërmjet këtij materiali synon t’ju informojë dhe t’ju përgatisë për procesin e ofertës publike.

Dukeqenë se në Shqipëri informacioni mbi tregjet e letrave me vlerë është i vakët, në këtë dokument nisim me një përshkrim të procesit të ofertës publike, rëndësisë së metodave alternative te financimit për zgjerimin e aktivitetit, si dhe përshkrimit të partnerëve kryesorë. Në pjesën e parë të këtij publikimi synonet të ndihmohen bizneset në mënyrë që të krijojnë një tablo të përgjithshme mbi procesin e ofertës publike, hapave që duhet të ndjekin, kë duhet të konsiderojnë si palë mbështetese dhe përfitimeve që vijnë prej të qenit kompani e listuar.

Për të shuar pyetjet mbi gadishmërine e tregut, në pjesën e dytë të këtij publikimi, Deloitte me ekperiencën shumëvjecare lokale dhe ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve të këshillimit financiar, ka kryer një analizë empirike të gadishmërisë së kompanive shqiptare për këtë treg publik. Bazuar në modelet më të mira ndërkombëtare, janë evidentuar aspektet kryesore për vlerësimin e gadishmërisë dhe kriteret e lidhura me to. Aspektet kryesore për vlerësimin e gadishmërisë për OFP përfshijnë:

1. Aspekti i Raportimit Financiar;

2. Aspekti i Përgjithshëm;

3. Aspekti i Qeverisjes së Kompanisë;

4. Aspekti i Manaxhimit të Rrezikut.

Kompanitë më të mëdha shqiptare, sipas tetë industrive kryesore në vend janë vlerësuar në bosht sasior (sipas ekzistencës së informacionit publik) e cilësor (sipas cilesisë së informacionit publik) për secilin prej aspekteve. Rezultatet evidentojnë akpektet me nevoja urgjente përmirësimi për secilën prej industrive.

Procesi i Ofertës Fillestare Publike

Procesi i Ofertës Fillestare Publike konsiston në tre hapa kryesorë:

1. Diskutimi dhe planifikimi (para OFP);

2. Realizimi i OFP (procesi OFP);

3. Jeta e kompanisë pas OFP.

Rezultatet e gadishmërisë për OFP

Grafikun 7, në mënyrë krahasimore përmbledhim rezultatet për secilin nga katër aspektet kryesore të vlerësimit të gadishmërisë për një OFP për lojtarët kryesorë të industrive. Për secilin aspekt të vlerësimit të gadishmërisë është paraqitur mesatarja e rezultateve të gadishmërisë për OFP dhe cilësisë së informacionit për të gjitha industritë nën këtë mikro analizë.

Sipas rezultateve të studimit tonë, u vunë re mangësi të theksuara të informacionit publik në aspektin e menaxhimit të rrezikut (sisteme informacioni, kontrolli dhe raportimi) dhe atë të përgjithshëm (vizioni, misioni, strategjia, plani i biznesit).

Më tej, në aspektin e raportimit financiar dhe atij të qeverisjes së kompanisë, u evidentua gadishmëri e lartë, por cilësia e informacionit nuk rezultoi e kënaqshme (rreth nivelit 2). Vlen për t’u përmendur se publikimi i informacioneve lidhur me raportimin financiar dhe strukturat qeverisëse kërkohen nga rregullatorët (psh. raportime periodike tek institucione tatimore, Banka e Shqipërisë, Enti Rregullator i Energjisë; publikim i pasqyrave financiare në QKB; një bord drejtues në rastet e sh.a; publikimi i administratorit në QKB) dhe për rrjedhojë janë prezente në burime publike. Megjithatë, këto informacione nuk rezultojnë plotësisht informative, pasi në shumicën e rasteve nuk janë të detajuara apo nuk prezantojnë disa informacione të rëndësishme, si për shembull buxhetin dhe analizën e tij.

Në konkluzion, në mënyrë që të rrisin besueshmërinë e investitorit potencial, kompanitë shqiptare duhet të marrin masa urgjente për të rritur disponueshmërinë dhe cilësinë e informacionit publik. Ky proces kërkon kohë, njohuri të thelluara dhe plane pune efikase që mund të realizohen në bashkëpunim të stafit të brendshëm me konsulentët e jashtëm.

Did you find this useful?