Njohuri

Kritere më të forta për investitorët që do të duan leje të përhershme

Intervistë me Erlind Kodhelaj Legal Manager Deloitte Albania

Në ditët në vijim Kuvendi do të marrë në shqyrtim projektligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave që lidhet me disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 108/2013, datë 28.03.2013 “Për të Huajt”. Qëllimi i ndërhyrjes duke huazuar fjalët e nismëtarit të iniciatives për ndryshimin e ligjit, është zgjidhja e problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit dhe përafrimin e mëtejshem me acquis të Bashkimit Evropian dhe konkretisht të dispozitave që rregullojnë regjimin e hyrjes, të qendrimit, të punësimit dhe të daljes së të huajve ne/nga Republika e Shqiperisë, si dhe ndryshimeve e zhvillimeve që kanë ndodhur në fushën e imigracionit.

Projektligji prek dispozita të ndryshme duke filluar nga saktësimi dhe plotësimi i përkufizimeve të ndryshme si për shembull përkufizimi i “personelit kyç”, i cili tashmë plotësohet me kategori të mirëpërcaktuara si vizitor biznesi, menaxher, specialist dhe praktikant i diplomuar. Kjo ndërhyrje është e rëndësishme për vete trajtimin më të favorshëm që u rezervohet këtyre personave përsa i përket punësimit në vend.

Një tjetër risi për t’u përmendur është trajtimi me leje qendrimi të përhershme për raste të veçanta i të huajve që bëjnë investime të rendësishme. Rastet e veçanta janë ato raste të cilat bëjnë perjashtim nga rregulli i përgjithshëm që kërkon 5 vjet qendrim të ligjshëm në mënyrë që i huaji të kualifikohet për leje të përhershme qendrimi. Konkretisht projektligji është shtrëngues në përcaktimin e kritereve të reja për të përfituar lejen e përhershme të qendrimit për raste të veçanta për investitorin, kjo për shkak se nëse do të miratohet shtetasit të huaj do t’i duhet të investojë jo me pak se 2 milion euro (aktualisht dispozita përcakton një shumë mbi 1 milion euro) dhe të dokumentojë se ka krijuar mbi 100 vende pune, minimalisht për një periudhe 1-vjeçare, (aktualisht dispozita përcakton punësim të mbi 10 shtetasve shqiptare për një periudhe së paku 1-vjeçare).    

Ndër risi të tjera të projektligjit, veçojmë dispozitat për të transferuarit brenda ndërmarrjes, ndryshimet e afateve për ripërtëritjen e lejeve te punës për investitorët e huaj dhe përjashtimin nga tarifa shtetërore për bashkëkombësit në Republikën e Kosovës,  atë të Serbisë, Malit te Zi dhe Maqedonisë që qendrojnë në vendin tonë për arsye studimi.

Did you find this useful?

Related topics