Deloitte Kosova – Tatimpaguesi i Vitit 2015

Çmimi jepet nga komuniteti i biznesit si mirënjohje për kontributin në ekonominë e vendit

Deloitte Kosova për vitin e tretë radhazi merr çmimin Tatimpaguesi i Vitit 2015 në kategorinë e bizneseve me qarkullim vjetor 1 – 5 milion Euro.

Dhënia e këtyre çmimeve është një organizim i përbashkët dhe tradicional i Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të Kosovës që nga viti 2009 dhe ka për synim njohjen publike të kompanive që konsiderohen si kontribuesit më të mëdhenj të buxhetit të vendit, por edhe për rritjen e vazhdueshëm të ndërgjegjësimit të komunitetit të biznesit për deklarimet dhe pagimin e detyrimeve.

Përzgjedhja e kompanive fituese realizohet nga përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane, Odës Ekonomike të Kosovës, Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganës së Kosovës, ndërsa­­ mirënjohja u jepet 15 bizneseve, respektivisht 5 bizneseve që janë tatimpaguesit më të mëdhenj dhe më të rregullt në tri kategori sipas qarkullimit vjetor: 100.000-1 milion euro; 1 – 5 milion euro dhe me mbi 5 milion euro.

Risi në këtë vit ishte edhe shtimi i një kategorie të re asaj për shpërblimin e tri kompanive të reja /start up të themeluara gjatë vitit 2015

Did you find this useful?