law

Njohuri

Risitë e Qendrës Kombëtare të Biznesit

Intervistë me znj Sabina Lalaj mbi ndryshimet e fundit legjislative lidhur me ngritjen dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit

Ndryshimet e fundit legjislative lidhur me ngritjen dhe funksionimin e Qendrës Kombëtare të Biznesit, që synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit

Në kuadrin e reformës për përmirësimin e shërbimeve për qytetaret dhe biznesin, më 26.11.2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin nr. 131/2015, date 26.11.2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit” (“Ligji i ri”). Ky ligj, ndryshoi përkatësisht ligjin 9723/2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, dhe ligjin 10 081/2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.

Ligji i ri krijon Qendrën Kombëtare të Biznesit (“QKB”), një institucion i administratës publike me seli në Tirane, në varësi të ministrit përgjegjës për tregtinë. Për sa i përket aspektit organizativ dhe funksional, QKB do të ofrojë shërbime për publikun në zyrën qendrore në Tirane si edhe zyrave vendore pranë njësive të qeverisjes vendore si edhe pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë.

Në ditën e 90-te pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri, Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit do të konsiderohen të shpërbëra dhe QKB do të mbartë të gjithë të drejtat dhe detyrimet e këtyre institucioneve, do të marre kompetencat e tyre, duke përfshirë por pa u limituar:

  •  Mbajtjen dhe administrimin e regjistrit tregtar dhe regjistrin kombëtar për licencat, autorizimet dhe lejet;
  •  Kryerjen e procedurave të licencimit, autorizimit dhe lejeve dhe aktivitete që lidhen me to;
  •   Kryerjen e regjistrimeve të subjekteve tregtare, lëshimin e certifikatave, ekstrakteve të regjistrimit, të dhënave, dhe publikimi i të dhënave përkatëse te subjekteve tregtare ne regjistrin tregtar, etj.

Dokumentet e lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dhe Qendra Kombëtare e Licencimit përpara shpërbërjes së tyre mbeten të vlefshme dhe subjektet tregtare qe janë në posedim te këtyre dokumenteve nuk kane nevoje të kryejnë veprime të mëtejshme.

Sipas dispozitave të Ligjit të ri, QKB do të jetë funksionale brenda datës 28.03.2016.

Në lidhje me sa më sipër, më 09.03.2016 Këshilli i Ministrave miratoi Vendimin nr. 179 “Për miratimin e statutit të QKB”, me te cilin u shfuqizuar përkatësisht statutet e Qendrës Kombëtare te Regjistrimit dhe Qendrës Kombëtare te Licencimit.

Statuti rithekson parashikimet e ligjit të sipër përmendur dhe përcakton strukturën e brendshme të QKB, statusin dhe përfitimet e punëmarrësve të saj si edhe marrëdhëniet me institucione të tjera.

Statuti, njësoj si Ligji i ri,  parashikon se qëllimi i krijimit të QKB është lehtësimi i procedurave për regjistrimin dhe licencimin e bizneseve. Për këtë arsye disa prej shërbimeve te QKB do të ofrohen online.

Për të garantuar lehtësimin e procedurave të regjistrimit të biznesit dhe të trajtimit të licencimit/lejeve/autorizimeve në kompetencë të saj, QKB-ja realizon lidhjen dhe shkëmbimin e të dhënave me institucione dhe/apo baza të dhënash elektronike të institucioneve publike. Vendim për miratimin e statutit te QKB, hyn ne fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare pra më 15.03.2016.

Did you find this useful?