Njoftime për shtyp

Ligji i ri i TVSH

Deloitte Albania eksploron Ligjin e ri të TVSH-së me bizneset më të mëdha në vend

Ligji i ri i TVSH-së afron vendin tonë me standartet e Bashkimit Europian

Ligji i ri i TVSH-së afron vendin tonë me standartet e Bashkimit Europian

Deloitte Albania organizoi eventin e parë në treg pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të TVSH-së në funksion të një implementimi sa më efektiv të këtij ligji, në përgjigje të interesit të lartë të biznesit në lidhje me këtë çështje.

Ligji i ri “Për TVSH-në” nr. 92/2014, që ka hyrë në fuqi me 1.1.2015, është hartuar me asistencën e Bashkimit Euopian (BE) në kuadër të Projektit IPA 2007 dhe synon  harmonizimin e legjislacionit për tatimet.  Ky ligj si dhe aktet nën-ligjore përkatëse të publikuara së fundmi (VKM për Dispozitat Zbatuese nr. 953, datë 29.12.2014 dhe Udhëzimi nr. 6, datë 30.1.2015) sjellin ndryshime thelbësore, duke rikonsideruar pothuajse çdo aspekt të ligjit dhe praktikës së deritanishme për TVSH-në. Ligji i ri i TVSH-së dhe aktet nën-ligjore respektive zëvendësojnë dhe ndryshojnë në themel praktikën dhe kuptimin vendas të këtij Ligji, duke prezantuar përkufizime të reja për personin e tatueshëm, furnizimin e tatueshëm dhe bazën e tatueshme, si dhe rregulla të reja për përcaktimin e vendit të furnizimit dhe përjashtimet nga TVSH-ja.

 

Për këtë arsye, Deloitte Albania programon një seri eventesh në dobi të komunitetit të biznesit në vend për një implementim sa më efektiv të këtij ligji. Eventi i parë u organizua më 12 shkurt, në ambientet e Tirana International Hotel me temë “Për Ekplorimin e Ligjit të ri të TVSH-së (në Drejtim të BE-së)”. Në këtë event morën pjesë mbi 150 të ftuar, përfaqësues të bizneseve më të mëdha shqiptare e të huaja, në fusha të ndryshme si bankat, kompanitë e sigurimeve, bizneseve të konsumit, telekomunikacionit, kompanitë e transportit, naftës dhe energjisë, institucione ndërkombëtare, autoritetet tatimore si dhe institucione të tjera publike. 

Deloitte Albania ftoi me rastin e këtij eventi një folës special Z. Pieter Wessel, Partner pranë Deloitte Rumania dhe Lider për Tatimet Indirekte në Deloitte Central Europe, i cili shpjegoi implementimin e këtij ligji në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Z. Wessel ndau gjithashtu me të ftuarit përvojën e shteteve të Europës Qendrore e Lindore në implementimin e legjislacionit të harmonizuar mbi TVSH-në, si dhe shpjegoi parimet që qendrojnë në themel të kësaj Direktive, e që rrjedhimisht janë baza e legjislacionit të ri mbi TVSH-në në Shqipëri. 

Z. Olindo Shehu Partner Drejtues dhe Partner për Çështjet Ligjore dhe të Taksave në Deloitte Albania dhe Kosova parashtroi disa nga karakteristikat e këtij ligji. Sipas Z. Shehu ky ligj i ri përbën një faktor lehtësues dhe tërheqës për investitorët e huaj, veçanërisht ata të vendeve anëtare në BE që vendosin të investojnë në Shqiperi. “Këta investitorë do të mund të planifikojnë lirisht shitblerje mallrash e sherbimesh pertej kufijve shqiptare, duke qenë të sigurt që trajtimi i këtyre transaksioneve për efekte të TVSH-së do të jetë i përafruar me trajtimin sipas Direktives së BE-së.” – tha Olindo Shehu. 

Sipas Z. Shehu, legjislacioni i ri sjell avantazhe të shumta si për kompanitë shqiptare dhe të huaja që operojnë në vend, por edhe për ekonominë shqiptare. “Ky legjislacion do të sigurojë një zbatim më uniform të rregullave të TVSH-së.” - tha Z. Shehu,– “Ky ligj do të pakësojë mundësitë për keqinterpretim apo abuzim, për shkak se tashmë, mund t’i bëhet referencë një praktike shumëvjecare të shteteve të BE-se dhe mund të merren për bazë vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë të lidhura me TVSH-në.” – shtoi ai. Këto të fundit sipas Shehut, edhe pse nuk janë ende detyruese për Shqipërinë për sa kohë nuk është ende anëtare e BE-së, përbejnë një bazë reference që pritet të jetë gjerësisht e pranuar nga autoritetet tatimore dhe gjyqësore në Shqipëri.

Znj. Iris Toto, Senior Manaxhere pranë Deloitte Albania dhe specialiste per Direktiven Europiane mbi TVSH-ne, ilustroi përmes rasteve konkrete studimore praktike për bizneset e pranishme duke shpjeguar në detaje se si legjislacioni i ri prek transaksione te caktuara në disa industri. Shpjegimet e saj u pasuruan nga shembujt konkretë që solli për të pranishmit Znj. Enkeleida Pipa, përfaqesuese e ekipit te Tatimeve Indirekte, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Enkeleida, e cila mbajti gjithashtu një prezantim të fokusuar në ndryshimet më të mëdha që sjell ky legjislacion, përmes shembujve realë dhe të detajuar. 

Deloitte Albania do të vijojë të organizojë takime me komunitetin e biznesit në përgjigje të nevojave të tyre për shpjegime për një implementim sa më të saktë dhe efektiv të ligjit të ri. 

Deloitte Albania eksploron Ligjin e ri të TVSH-së me bizneset më të mëdha në vend

Did you find this useful?