Njoftime për shtyp

Deloitte Albania, partner në akseleratorin e bizneseve të teknologjisë

Deloitte angazhohet të mbështesë edhe në të ardhmen zhvillimin e ideve inovatore të bizneseve të reja

Deloitte Albania kontriboi në ngritjen dhe funksionimin e Akseleratorit të parë të biznesit nga Protik, duke ofruar konsulencë dhe trajnime falas për 3 biznese (start-ups) në fushën e financës, taksave, planeve të biznesit dhe komunikimit për një periudhë 6 mujore. 

Qendra Protik ndërmorri nismën e ngritjes së Akseleratorit të parë për bizneset e reja, që filloi funksionimin në nëntor 2014 për t’u përmbyllur në fund të prillit 2015. Tre idetë e biznesit që u përfshinë në Akselerator u përzgjodhën përmes konkurrimit mes 15 sipërmarrësve të rinj. 

 

Në ceremoninë e përmbylljes së Akseleratorit të parë të bizneseve të reja (start-ups) Drejtori i Përgjithshëm i Deloitte Albania & Kosova Maksim Caslli shpjegoi: “Ne si Deloitte jemi krenarë që mbështesim nismat inovatore të biznesit dhe impenjimin e të rinjve në bërjen e këtyre ideve realitet. Kemi vënë në dispozicion të Akseleratorit ekspertët tanë më të mirë me qëllim rritjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të këtyre bizneseve të reja, që në një këndvështrim më të gjerë do të çojnë në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.” 

Deloitte Albania angazhohet të vijojë të mbështesë këtë nismë përmes kontributit me konsulencë falas për projektin e ardhshëm të Akseleratorit te bizneseve të reja nga Protik. 

 “Ne angazhohemi të vazhdojmë mbështetjen tonë vullnetare edhe gjatë vitit të ardhshëm, në këshillimin e bizneseve të reja në kuadër të akseleratorit të biznesit. Për më tepër, kemi vendosur të shkojmë një nivel më tej, të ndihmojmë në gjetjen e financimeve dhe të mundësojmë ndërmjetësimin me bankat për idetë më të mira të biznesit.” – tha Z. Caslli, në fjalën e tij gjatë ceremonisë përmbyllje të Akseleratorit të parë. 

 

Për më shumë detaje në lidhje me Deloitte Albania & Kosova ju lutem vizitoni: www.deloitte.com/al ose na kontaktoni ne almarketing@deloittece.com

Did you find this useful?