Njoftime për shtyp

Privatësia e dhënave personale në Kosovë

Deloitte përkrah konferencë të rëndësishme rajonale në Kosovë rreth privatësisë së dhënave personale

Deloitte Kosova ka përkrahur konferencën regjionale “Privatësia në Epokën Digjitale”  në Kosovë, si sponsor gjeneral, por po ashtu si partner i konzorciumit në implementimin e projektit tw financuar nga BE, “Përkrahje institucioneve të Kosovës në fushën e mbrojtjes të dhënave personale”

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave personale në Kosovë dhe jashtë saj është temë e rëndësishme duke konsideruar rritjen universal të përdorimit të internetit dhe shërbimeve online. 

Rreth 16 folës dhe 300 persona në publikë ishin prezent në ngjarje, me folës nga Deloitte, Facebook, Google, Nokia, si dhe autoritete të mbrojtjes së dhënave nga Ballkani, BE dhe Kosovë,  ku u prezantuan dhe diskutuan tema të ndryshme të lidhura me privatësinë e dhënave dhe sigurinë e tyre. Konferenca po ashtu kishte për qëllim informimin e sektorit publik dhe privat, si dhe qytetarët e Kosovës, për ligjet e Kosovës që garantojnë mbrojtjen e të dhënae personale në Kosovë.

Për më shumë informata rreth konferencës dhe fushatës “Privatësia në Epokën Digjitale”, ju lutem vizitoni ueb faqen e fushatës www.pda-ks.com

Did you find this useful?