Njerezit

Roden Pajaj

Drejtor | Kapitali Njerëzor

Roden Pajaj

Rruga e Kavajës, Ish parku i mallrave

Kompleksi Delijorgji, Godina L, Kati 1, 2 dhe 3

Tirana

Tirana, Albania

Albania

1010

Shiko Harten

Rodeni është Drejtor në Departamentin e Konsulencës të Deloitte Albania për shërbimet e konsulencës në fushën e kapitalit njerëzor (BNJ). Njëkohësisht ai është Drejtor i Burimeve Njerëzore për zyrat e Deloitte në Tiranë dhe Prishtinë.

Ai ka 11 vite përvojë në fushën e menaxhimit strategjik të Burimeve Njerëzore, shërbimeve të konsulencës e të rekrutimit për nivele menaxheriale dhe ekzekutive për Deloitte dhe klientë, transformimin e funksionit të BNJ në sektorë të ndryshëm si ai financiar, biznesin konsumator, ndërtim, turizëm, sektor publik, etj. Gjithashtu Roden, ka përvojë të gjatë në hartimin e kurrikulave dhe zhvillimin e aktiviteteve trajnuese për aftësitë e buta, dinamikën e skuadrave e leadership-in, përveç fushave të tjera të menaxhimit të BNJ. Roden është certifikuar si trajnues dhe facilitues i aktiviteteve të trajnimit, nga Universiteti i Deloitte EMEA, Bruksel, Belgjikë.

Ai është diplomuar me titullin Executive MBA në International Hellenic University në Selanik, Greqi si dhe me titullin Magjistër i së Drejtës Civile në Universitetin e Lodz-it, Poloni.

Roden është kryetar i Komitetit të Punës dhe Etikës në Biznes të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.

Roden Pajaj