Hapat e Parë në Tregun e Punës

Njohuri

Hapat e Parë në Tregun e Punës

Vrojtim ndërkombëtar për studentë dhe të sapo-diplomuar

Objekti i këtij vrojtimi përfshin matjen dhe analizimin e mendimeve dhe perceptimeve të të rinjve me arsim të lartë, apo të atyre që janë ende duke ndjekur studimet. Vrojtimi ka për qëllimi t'iu vijë në ndihmë, ndër të tjera, bizneseve, në mënyrë që të kuptojnë më mirë sjelljen, perceptimet dhe përqasjen ndaj punës nga ana e brezit të ri.

Katër grupet e personaliteteve

Me gjithë ngjashmëritë dhe karakteristikat e përbashkëta që mund të kenë të rinjtë e një brezi, është e padiskutueshme se, si individë, ata shfaqin dallime në sjelljen e tyre. Thënë kjo, na shfaqen katër grupime kryesore të Millennials në Evropën Qendrore, të cilët dallojnë nga njëri-tjetri, në varësi të sjelljes apo përqasjes ndaj punës dhe aspekteve të tjera të jetës. Vlen të theksohet se, pavarësisht dallimeve të tjera, familja e lumtur dhe shëndeti janë dy aspektet më të rëndësishme për të katër grupimet, ndërsa puna renditet e treta për nga rëndësia, vetëm për njërin prej tyre.

 

 

 

 

 

‘Fast Trackers’ – ‘Përparuesit e shpejtë’

Qëllimi më i rëndësishëm për të rinjtë e këtij grupimi është avancimi i shpejtë në karrierë. Megjithatë për ta është e rëndësishme që të arrijnë një balancë mes progresit në të ardhurat financiare dhe afirmimit
personal në shoqëri. Ky aspekt është motivi kryesor për ta për të dhënë 100 përqind të potencialit të tyre në punë. Madje, për të arritur qëllimet e tyre, ata do të sakrifikonin edhe kohën e tyre të lire për të kryer sa më shumë të jetë e mundur detyra shtesë. Të rinjtë e këtij grupimi kanë vetëbesim të plotë dhe pritshmëri, që nëse përpiqen sa duhet mund t’i tejkalojnë të tjerët.

 

‘Eager Beavers’ - ‘Punëtorët e zellshëm’

Për të rinjtë e këtij grupimi, thjesht puna apo të punuarit është shpërblim në vetvete. Asgjë tjetër nuk u jep më shumë kënaqësi, sesa një ditë e mirë pune në zyrë. Ata janë të gatshëm të bëjnë shumë sakrifica në jetën e tyre personale për hir të punës, pasi nuk e shohin atë si një detyrim. Megjithatë, ndërkohë që ata e konsiderojnë punën si çelës për avancimin e tyre social dhe financiar, po ashtu, ata i kushtojnë vëmendje dhe interesave të tjera jashtë punës.

 

 

‘All Rounders’ - ‘Të gjithanshmit’

Pjesëtarët e këtij grupi janë më të balancuarit. Puna nuk u shërben vetëm për tu rritur si individ, por gjithashtu për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj shoqërisë. Është e sigurt që do të punonin dhe në rast se nuk do të kishin nevoja financiare. Megjithëse puna është shumë më e rëndësishme se sa promovimet dhe të ardhurat, për ata nuk është arsyeja më jetësore. Jeta jashtë punës është po njësoj e rëndësishme dhe ata nuk janë gati ta sakrifikojnë për hir të punës.

 

 

‘By-Standers’ - ‘Spektatorët’

Puna është angazhimi më pak i rëndësishëm në jetën e tyre. Madje as nuk e konsiderojnë atë si themel të zhvillimit të tyre personal apo të të mësuarit në jetë. Anëtarët e këtij grupi nuk ka gjasa që të lejojnë punën të bëhet pengesë për të shijuar jetën e tyre jashtë saj. Për ta, puna është thjesht diçka që duhet bërë për të siguruar jetesën. Në rast se do të kishin mundësi për të jetuar pa punuar, nuk do të punonin kurrë.

 

 

Pjesëmarrësit në vrojtim

 

. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .

 

 

Diferenca në moshë dhe në gjini

Të rinjtë të cilët kanë marrë pjesë në studim janë të moshës 18 deri në 30 vjeç, ku mosha mesatare e tyre është 22 vjeç. Pjesën më të madhe të pjesëmarrësve e zë grup-mosha nga 18 deri në 22 vjeç me 58 përqind. Për sa i përket diversitetit gjinor, rreth 75 përqind janë femra dhe 25 përqind meshkuj, çfarë pasqyron dhe raportet gjinore të studenteve në institucionet akademike në vend.

 

 

Arsimimi

34 përqind e të rinjve janë duke ndjekur studimet e tyre në nivel Bachelor dhe 40 përqind e tyre i kanë përfunduar këto studime; 25 përqind e pjesëmarrësve po studiojnë në nivel Master.

 

 

Rëndësia e punësimit

E veçantë për këtë edicion është larmia e fushave të studimit që ndjekin apo kanë përfunduar pjesëmarrësit në vrojtim në universitete publike dhe private ku pjesën më të madhe e zënë ato ekonomike, si kontabilitet, ekonomiks, finance-bankë dhe sigurime, administrim biznesi dhe marketing (48 përqind). Pjesa tjetër e pjesëmarrësve ndjekin apo kanë përfunduar studime në fusha si drejtësi, shkenca
sociale, inxhinieri, teknologji informacioni, shkenca natyrore si biologji, kimi industriale, etj. (52 përqind). Megjithatë, vihet re se të rinjtë që kanë marrë iniciativën të shprehin mendimin e tyre nëpërmjet këtij vrojtimi, në 84 përqind të rasteve ndjekin, apo kanë përfunduar, studimet në universitete publike.

 

 

Did you find this useful?