Goditja, Rimëkëmbja dhe Lulëzimi Ekonomik në Shqipëri - Efekti i COVID-19

Çfarë i këshillojmë biznesit dhe klientëve tanë

Ekonomia botërore është nën një trysni të papërjetuar më parë. Emergjenca shëndetësore e Covid-19 detyroi qeveritë e pjesës më të madhe të vendeve të infektuara që të mbyllnin me anë të dekreteve kompani dhe fabrika. Kjo goditje e ofertës u bashkëshoqërua me një tronditje të kërkesës, pasi konsumatorët e gjetën vetën në pamundësi për të shpenzuar dhe me një pasiguri në rritje për të ardhmen.

Krizë mendohet (ashtu si dhe shumë kriza të tjera) të kalojë në tre faza: Goditja fillestare (reagimi), Post-goditja (Rimëkëmbja) dhe Lulëzimi. Fazat do të ndjekin zhvillim/lakore të ndryshme në shtete të ndryshme, me shumë gjasa duke konsideruar si i ka gjetur kriza këto vende, çfarë e furnizon ekonominë e këtyre vendeve, varësinë me shtete të tjera etj..

 

Por, si në çdo krizë paraardhëse, i takon sektorit privat që të marrë një rol drejtues për të qenë në lartësinë e sfidave të momentit, për t’ju përgjigjur kërkesave në ndryshim dhe evoluim të konsumatorëve dhe për të dhënë shembullin e duhur nëpërmjet risive dhe masave të duhura. Realizimi i këtyre do të kërkojë një bashkëpunim më të ngushtë mes shoqërive që operojnë në sektorin privat që do të duan të kapin mundësitë e krijuara dhe konsulentëve/ekspertëve financiar por jo vetëm. Nisur nga kjo situate, sot më shumë së kurrë, bizneset kanë nevojën për një qartësim të situatës, në mënyrë që të marrin rolin që u takon në ekonomi.

Mendohet që disa sektor do të kenë një lulëzim post goditje. E-Commerce, Kujdesi Shëndetsor (prodhim farmaceutik, laboratorë dhe trajtim mjekësor); Tekonologjia; Bujqësia dhe Prodhimi do të regjistrojnë rritje të ndjeshme në vend nëse bizneset orientohen në kohe dhe gjejnë një mbështetje të duhur financiare nga bankat.

Veçanërisht, një mundësi që Shqipëria duhet të shfrytëzojë janë hapësirat që mund të krijohen nga zbehja e marrëdhënies midis Kinës dhe vendeve Perëndimore. Është e dukshme tashmë për këto vende se duan të zbehin imazhin e Kinës si një “monopson” (ofrues i vetëm) dhe të diversifikojnë apo të kalojnë një treg më lokal. Ndryshimi i zinxhirëve të ofertës është një proces i kushtueshëm dhe që nuk realizohet brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë, shenjat nga qeveritë e huaja janë për një inkurajim të sektorit privat për të gjetur zëvendësues të Kinës.

Bizneset duhet të orientojnë planet e tyre në menaxhimin afatshkurtër dhe afatgjatë, ku fokus duhet vendosur në ekspertiza në lidhje me:

  • Menaxhimin e flukseve monetare (plane biznesi, buxhetim etj.);
  • Riorganizimin e zinxhirit të furnitorëve, klientëve dhe inventarit (optimizimi i kapitalit qarkullues);
  • Asistencë për rritje kapitali/financim; 
  • Menaxhimi i rrezikut të kredisë ekzistuese;
  • Diversifikim dhe investime.

 

Lexoni raportin e plotë
Did you find this useful?