Njohuri

Standardet Ndërkombëtare të Vlerësimit 

2013

Botim i përkthyer nga ekipi i vlerësimit dhe modelimit financiar të Deloitte Albania nën drejtimin e Ing. Anton Lezhja, ASA, MRICS

Vlerësimet përdoren dhe zbatohen gjerësisht në tregjet financiarë për qëllim të raportimit financiar, për zbatimin e rregulloreve, për kolateralizimin e huadhënies, si dhe për qëllim të transaksioneve të ndryshme.

Standardet Ndërkombëtare të Vlerësimit (SNV) përmbajnë procedura lidhur me sipërmarrjen e misioneve të vlerësimit, duke përdorur në përgjithësi koncepte dhe parime të njohura, mbështetur në udhëzime që ndihmojnë zbatimin konsistent të këtyre parimeve.

Qëllimi i SNV-ve është të rritë besimin e përdoruesve të shërbimeve të vlerësimit, duke vendosur procedura transparente vlerësimi.

Standardet Ndërkombëtare të Vlerësimit (SNV-të) janë të strukturuara në pesë kapituj.

  • Struktura e SNV-ve përcakton parimet dhe konceptet e vlerësimit që do të zbatohen gjatë zbatimit të standardeve. Struktura e SNV-ve nuk përfshin asnjë kërkesë procedurale.
  • Standardet SNV-ve përcaktojnë kërkesat e nevojshme për fillimin, kryerjen dhe raportimin e vlerësimeve.
  • Standardet e Aktiveve përfshijnë kërkesat shtesë për çdo klasë të aktiveve, së bashku me informacione mbi karakteristikat e çdo lloj aktivi që ndikon në vlerë dhe identifikon qasjet e zakonshme të vlerësimit dhe metodat e përdorura.
  • Zbatimet në Vlerësime adresojnë qëllimet e përbashkëta për të cilat vlerësimet janë të nevojshme si edhe kërkesat shtesë për qëllimin e specifikuar të vlerësimit.
  • Artikujt me Informacione Teknike (që nuk janë pjesë e këtij botimi të përkthyer) shërbejnë si udhëzues për qasjet më të përshtatshme të vlerësimit, por nuk bëjnë të detyrueshëm përdorimin e një qasjeje të veçantë në asnjë situatë specifike.

Bazuar në përvojën afatgjate në vlerësime në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, ne jemi të bindur që SNV-të do të jenë një gur themeli në përmirësimin e profesionit të vlerësuesit në territoret shqipfolëse.

Për më tepër këto standarde do të vendosin një urë për mbylljen e hapësirës që shpesh ekziston midis vlerësuesve dhe përdoruesve të shërbimeve të vlerësimit. 

 

Na kontakoni për të porositur librin në  " almarketing@deloittece.com "

Did you find this useful?