Perspektivat

Sondazh mbi Raportimin Financiar në Shqipëri

Pyetësorë për Përgatitësit dhe Përdoruesit e raportimit financiar

Deloitte Albania me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe Bankës Botërore lançon sondazhin mbi “Raportimin Financiar në Shqipëri”.

Grupi i Bankës Botërore vazhdimisht kontribuon në forcimin e raportimit financiar në Europën Jug-Qëndrore dhe Juglindore nëpërmjet "Programit për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimit Institucional (REPARIS) në Rrugën për në Evropë". Zbatimi i këtij programi në të gjithë rajonin synon të krijojë një mjedis transparent politikash dhe një kornizë efektive institucionale për raportimin e shoqërive që operojnë në rajon. Shqipëria ka qenë pjesë aktive e programit gjatë dekadës së fundit dhe në këtë kuadër ka kryer përmirësime thelbësore në mjedisin rregullator që adresojnë raportimin financiar dhe auditimin në Shqipëri.

Si pjesë e përmirësimeve të vazhdueshme dhe zhvillimeve në profesionin e kontabilistit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe Deloitte Albania, po bëjnë një anketim që synon të identifikojë sfidat me të cilat përballen kontabilistët në Shqipëri.

Në këtë kontekst, do të vlerësonim shumë opinionin tuaj në lidhje me raportimin financiar në Shqipëri, bazuar në rolin dhe përvojën tuaj në përgatitjen dhe përdorimin e raporteve financiare. Ju lutem të na dedikoni 15 minuta nga koha juaj për të plotësuar anketimin në linkun përkatës në krah të djathtë.

Rezultatet e këtij anketimi do të publikohen në mars të vitit 2018 dhe do të komunikohen nëpërmjet një eventi me pjesëmarrës nga Qeveria Shqiptare, organet profesionale dhe rregullatore, sektori privat etj. Të dhëna të mëtejshme në lidhje me këtë event do të komunikohen në shkurt të këtij viti.

Did you find this useful?