Njerezit

Afrore Rudi

Partnere e Departamentit të Tatimeve dhe çështjeve Ligjore

Udhëheqëse e zyrës

Afrore Rudi

Str. Ukshin Hoti Nr.120, Kompleksi Ramiz Sadiku

H C3/2a, 5th Floor

Prishtina

Kosova

Kosova

10000

Shiko Harten

Afrore është Partnere e Departamentit të Tatimeve dhe çështjeve Ligjore në Deloitte Kosova duke shërbyer edhe si udhëheqëse e zyrës së Kosovës. Ajo poashtu është Presidente e bordit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Afrore ka ndërtuar reputacionin e saj si këshilltarja tatimore më e njohur në treg, duke përfaqësuar kompanitë më të mira dhe më të mëdha që operojnë në Kosovë.

Afrore ka mbi 15 vjet përvojë në këshillim tatimor në Deloitte. Specializimi i saj mbulon fusha të ndryshme duke përfshirë këshillimin për M&A, interpretimin e ligjeve tatimore dhe rregulloreve, modelin e Konventës së OECD-së për të Ardhurat dhe Kapitalin, Direktivën e Gjashtë të TVSH-së, Direktivën Mëmë-Degë, Udhëzimet për Transferimin e Çmimeve të OECD. Fokusi kryesor i punës së saj është këshillimi i investitorëve të huaj që operojnë në treg. Përvoja e saj përfshin, por nuk kufizohet në, shërbime këshillimore tatimore, due diligence tatimore, konteste në lidhje me tatimet me një gamë të gjerë klientësh dhe industrish, duke u fokusuar kryesisht në sektorët e energjisë, transportit, ndërtimit dhe atij bankar.

Afrore ka një diplomë universitare në Kontabilitet dhe Tatim nga Universiteti Guildhall i Londrës (Angli) dhe është anëtare e Shoqatave së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve ACCA dhe SCAAK. Përpara se t'i bashkohej praktikës Kosovare, Afrore më parë ka punuar për një firmë të licencuar të kontabilitetit me bazë në Londër dhe ka përfunduar një projekt gjashtëmujor në Deloitte Bullgari.

Afrore Rudi