Njohuri

Mbi investimet produktive, 

Olindo Shehu, Drejtor Ekzekutiv Deloitte Albania & Kosova

Investimet e huaja të cilat do të kishin më shumë impakt në zhvillimin ekonomiko-social të vendit do të ishin ato që do të ndihmonin në rritje të mëtejshme të produktivitetit në vend. Ndërsa, servirja e nivelit të lartë të papunësisë dhe pagave të ulëta të fuqisë punëtore si disa prej avantazheve më konkurruese të Shqipërisë mjafton për të joshur ato investime të huaja (si call centres, fason, etj) që kanë impakt të kufi zuar në zhvillimin ekonomiko-social dhe rritjen e produktivitetit vendas. Duhet të konkurrojmë me shërbime profesionale dhe/apo teknologjike apo know-how.