Perspektivat

Lançimi i Anketës Deloitte CE CFO 2015

Merr pjesë në diskutim, plotëso anketën

Anketa Deloitte CE CFO tregon sesi drejtorët e financave nga Europa Qendrore e shikojnë situatën aktuale ekonomike si dhe të ardhmen. Anketa ofron një këndvështrim unik jo vetëm në lidhje me evoluimin e situatës aktuale të përgjithshme ekonomike, por edhe të kompanive që kanë marrë pjesë si dhe të gjithë industrive të përfshira.

Lidhur me Anketën Deloitte CE CFO

Ky pyetësor periodik i një cilësie të lartë gjurmon idetë dhe veprimet e CFO-ve që përfaqësojnë kompanitë më të mëdha dhe me ndikimin më të madh në rajon. Kjo anketë eksploron çështjet kryesore të CFO-ve të sipërmarrjeve më të mëdha rreth katër fushave: 

  • Mjedisi i biznesit,
  • Prioritetet e kompanive dhe pritmëritë,
  • Prioritetet e financave
  • Prioritete personale

Kjo Anketë targeton kompanitë publike dhe private. Në hapje të çdo periudhe anketimi, CFO-të marrin një email që përmban një link, i cili i dërgon në anketën online të manaxhuar nga një palë e tretë që e ofron këtë shërbim. Pasi anketa mbyllet, CFO-ve pjesëmarrës iu dërgohet një përmbledhje e raportit. 

Anketa Deloitte CE CFO është një “anketë matje pulsi” që iu shërben CFO-ve për të marrë informacione në lidhje me mendimet e kolegëve të tyre në lidhje me një varietet tematikash. Kjo anketë nuk është dhe nuk është synuar të jetë shkencor në lidhje me numrin e përgjigjeve, seleksionimin e personave që përgjigjen, apo nivelin e përgjigjshmërisë – sidomos brenda industrive të veçanta.

Gjetjet kryesore të edicionit të mëparshëm (2014)

  • Pavarësisht shenjave të optimizmit, shumica e CFO-ve në Europën Qendrore besojnë që ende nuk ka ardhur koha të merret më shumë risk në pasqyrat financiare të kompanive.
  • Një numër CFO-sh planifikon të ulë nivelet e borxheve shoqëruar me një pritmëri korresponduese të një financimi më të lartë të kostove.
  • Për shumicën e CFO-ve nuk paraqitet shqetësim për mungesë të burimeve njerëzore të kualifikuar, si dhe ka mundësi për profesionistët me eksperiencë në fushën e financave në rajon.
  • Sipas shumicës së CFO-ve që morën pjesë në këtë anketim, prioriteti kryesor për vitin e ardhshëm është thjesht të rrisin të ardhurat e tyre.

Plotëso anketën lokale

Did you find this useful?