PowerUP final event

Lajme

PowerUP eventi final

Mësoni më shumë rreth çmimeve

Program për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor. Përshtatni modelin tuaj të biznesit, ndërtoni rezistencën dhe zgjeroni praninë tuaj në treg!

Merrni pjesë në programin PowerUP dhe përpiquni të dilni ndër 100 kompanitë më të mira, me performancë më të mirë që do të ftohen të konkurojnë në "PowerUP Finals" dhe të prezantojnë biznesin e tyre në skenë përpara një grupi të ftuarish ekskluziv, investitorë engjëj, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë, korporata dhe përfaqësues të mediave.

Eventi do të organizohet në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor.

Cilat janë përfitimet nga pjesëmarrja në eventin final?

  • Pjesëmarrje dhe mundësi për të fituar në konkursin më unik të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
  • Mundësi njohjeje/takimesh me drejtues biznesesh, investitorë, sipërmarrës me përvojë nga rajoni dhe më gjerë.
  • Fitimi i "Çmimit të Sipërmarrjes Ekselente në Ballkanin Perëndimor".
  • Fitimi i mbështetjes ekskluzive, këshillim i dedikuar për biznesin tuaj nga ekspertë vendorë dhe rajonalë nga firma e shquar dhe më e madhe në fushën e konsulencës në botë, Deloitte.
  • Ekspozimi dhe njohje të rëndësishme - promovim në median lokale dhe rajonale.

 

Vendndodhja, pjesëmarrësit, të ftuarit dhe informacione të tjera të hollësishme në lidhje me eventin përfundimtar do të azhornohen në një momet të dytë, më pranë kohës kur do të organizohet eventi.

Rimëkëmbja nga COVID-19 | ndërtimi i kapaciteteve | sipërmarrje | prezantim para investitorëve | trajnim falas |mbështetje për SME| mbështetje për Startup | ndihmë për model biznesi | start-up program | financim i start-ups | si të rrisim shitjet | program për SME

Did you find this useful?