Menaxhimi i situatës parë nga këndvështrimi i kapitalit njerëzor

Shërbimet e Kapitalit Njerëzor

Situata e re me të cilën po përballemi të gjithë, i ka gjetur shumë punonjës dhe drejtues duke punuar në distancë. Kjo situatë mund të jetë një mundësi e mirë për kompanitë që të mendojnë në afat-gjatë sesi të arrijnë të përshtaten shpejt me situatën e krijuar dhe si të mbajnë punonjësit e tyre të angazhuar dhe të shëndetshëm. Në situata pasigurie dhe shqetësimi, nuk ka rëndësi vetëm se çfarë veprimesh ndërmarrin liderat në organizata, por sesi i ndërmarrin ato. Pandemia që ka prekur edhe vendin tonë sjell me vete shumë të panjohura, paqartësi dhe mbi të gjitha nevojë për të reaguar në kohë.

Në këtë material, i cili është i vlefshëm për punonjësit dhe për drejtuesit, mund të gjeni këshilla të vlefshme për të punuarit në distancë dhe sesi të sigurojmë ruajtjen e efektivitetit, zhvillimin normal të punës dhe si të menaxhojmë takimet virtuale.

Tre janë dimensionet të cilat po preken dhe për të cilat duhet menduar: Puna (çfarë), fuqia punëtore (kush) dhe vendi i punës (ku).

Çfarë: drejtuesit duhet të sigurohen që të përshtatin kërkesat e punës me situatën e krijuar duke bërë ndryshimet në përshkrimin e punës, në objektiva dhe duke caktuar prioritetet e reja.

Ku: të punuarit në distancë, të punuarit në shtëpi, punë me rotacion.

Kur: rregullimi i orarit të punës që të sigurojë edhe ruajtjen e balancës punë-jetë.

Si? Përqafimi i teknologjisë, për të siguruar vazhdimin e punës, bashkëpunimin me ekipin.

Shërbimet tona të Konsulencës për Kapitalin Njerëzor ofrojnë trajnime të ndryshme rreth formave më të mira të të punuarit në distancë, Menaxhimit dhe monitorimit të stafit, aftësitë kryesore që i duhen menaxherëve dhe drejtuesve në këtë situatë si aftësi komunikim, dhënia e feedback-ut, Menaxhimi i performancës etj. Përveç kësaj, kompanitë, duhet të planifikojnë se çfarë drejtimi do të marrë biznesi i tyre dhe një ndër metodat më të mira është përdorimi i teknikës së “Design Thinking”, ku nëpërmjet ideve të ndryshme të cilat gjenerohen nga punonjësit mund të arrini të ndërtoni një plan veprimi konkret rreth hapave të ardhshëm për tu ndjekur.

 

 

Këshilla të vlefshme: Si ta bëni të punuarit nga shtëpia më efektiv për ju?

Për t’ju ardhur në ndihmë, ne ju inkurajojmë që të ndiqni burimet e mëposhtme, trajnime në LinkedIn dhe fjalime të TED, të cilat do të ju ndihmojnë për të qëndruar produktiv në këto ditë të vështira.

Për ju në rolin e anëtarit të ekipit Për ju në rolin e drejtuesit të ekipit
Menaxhimi i kohës: Të punuarit nga shtëpia (Time Management: Working from Home) link Menaxhimi i ekipeve virtuale (Managing Virtual Teams) link
Praktikat më të mira të TED (Best practice on TED):Why working from home is good for Business link Të drejtosh në distancë (Leading at a Distance) link
Të punuarit në distancë (Working Remotely) link Të drejtosh takime virtuale (Leading Virtual Meetings) link

 

Të tjera:

5 teknika të suksesshme sesi të punoni nga shtëpia kur keni fëmijë: Link;

Video nga Simon Sinek:

  • Distancimi social, pa sjellë shkëputje Link
  • Mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me njëri-tjetrin Link

*Të gjithë përdoruesit e LinkedIn, mund të aksesojnë trajnimet falas për një periudhë një mujore.

 

Për më tepër, lexoni materialin bashkëlidhur.

 

Referenca

  • Deloitte 2020, Future of Work: Ways of working in uncertain times - link;
  • Deloitte 2020, Caring for employees' mental health during COVID-19 – link;
  • Deloitte 2020, Practical workforce strategies that put your people first – link;
  • Deloitte Albania 2019, 2019 Deloitte Albania Human Capital Trends - link;
  • Harvard Business Review, 2020, CORONAVIRUS + BUSINESS.

Did you find this useful?