Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020
E ardhmja e punës është hibride: “në çdo vend dhe në çdo kohë”
Për brezat e ardhshëm, puna fleksibël ka të bëjë me kohën dhe vendin e punës
Për të tërhequr kandidatët më të mirë dhe më të kualifikuar, punëdhënësit duhet të ndërgjegjësohen dhe të dëgjojnë…
30.4% e 1081 studentëve dhe të sapo diplomuarve Shqiptarë, të cilët ishin pjesëmarrës në vrojtimin 'Hapat e Parë në Tregun e Punës' organizuar nga Deloitte Central Europe (CE) 2021, preferojnë një organizim pune që i lejon ata të punojnë nga vende të ndryshme, përfshirë shtëpinë dhe me orar fleksibël (2018: 26%).
Nga ana tjetër, 20.9% e pjesëmarrësve në vrojtim për Shqipërinë, të diplomuar në universitetet kryesore kryesisht me profil biznesi dhe financë, preferuan modelin tradicional të punuarit në zyrë me orare fikse pune (nga 24% në 2018).
Këto përgjigje nuk u bazuan vetëm në perceptimet dhe dëshirat e pjesëmarrësve, por në të dhëna konkrete, pasi në kohën e vrojtimit, 55.5% raportuan se ishin të punësuar ose po bënin një praktikë pune, ndërsa 62.5% kishin qenë të punësuar më parë ose ishin duke punuar në një punë me kohë të plotë.
Pavarësisht nga popullariteti i të punuarit në mënyrë fleksibël si koncept, shumë pjesëmarrës në vrojtim në vendin tonë pranuan se të qenit larg zyrës shoqërohej me një seri sfidash, si ndërprerjet dhe shpërqendrimet e shkaktuara nga anëtarët e familjes, menaxhimi i kohës (përfshirë tendencën e të punuarit shumë), vetminë dhe mungesën e komunikimit.
Është interesante të përmendet se pak më shumë se gjysma e të rinjve pjesëmarrës (51.8%) do të donte të punonte në distancë vetëm një ose dy herë në javë, ndërsa 17.3% e tyre do të zgjidhte të ishte larg zyrës për më shumë se një javë në çdo muaj. Çuditërisht, vetëm 5.5% thanë se do të dëshironin të punonin plotësisht në distancë.
Arritja e ekuilibrit të duhur mes punës dhe jetës është thelbësore dhe theksohet edhe më shumë në rezultatet e këtij vrojtimit. Për të rinjtë tanë, pjesëmarrës në vrojtim, në zgjedhjen e pesë vlerave më të rëndësishme personale, puna profesionale u rendit e treta e zgjedhur nga 54% e pjesëmarrësve. Vlerat kryesore ishin shëndeti i mirë (90%) dhe një familje të lumtur (91.2%%), çfarë thekson nevojën për të hartuar dhe vënë në zbatim konkret në organizata, politika të cilat favorizojnë dhe nxisin rritjen e balancës punë-jetë.
Gjetje të tjera (rasti i Shqipërisë)
- Lloji i punës që të rinjtë dëshirojnë: Pak më shumë se gjysma (51%) e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim idealisht do të dëshironin të kishin një kontratë me kohë të plotë me njëmpunëdhënës të vetëm. 33.4% do të dëshironte të ishte një profesionist i pavarur ose konsulent duke punuar në bazë fleksibël ose afatshkurtër. Kur zgjedhin një punëdhënës, konsiderojnë si më të rëndësishme (e zgjedhur nga 56.5% e pjesëmarrësve) faktin se nëse punëdhënësi ofron plane të zhvillimit të karrierës dhe mundësi për të zhvilluar aftësitë dhe përvojën e tyre.
- Mjetet e preferuara të kontaktit me punëdhënësit e ardhshëm: LinkedIn dhe Facebook janë dy mënyrat më të njohura për të rinjtë për të gjetur informacion dhe detaje mbi punëdhënësit e mundshëm dhe vendet e punës, ndërkohë intervista ballë për ballë (e zgjedhur në vendin e parë nga gati 84.2%) mbetet mënyra e preferuar e lidhjes me një punëdhënës të mundshëm.
- Një dëshirë për të punuar në vende të tjera: një pjesë e madhe e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim kanë plane të përcaktuara që të lëvizin jashtë për të punuar dhe 86.4% do ta konsideronin një gjë të tillë. Kjo mund të jetë një arsye pse shumë kompani të mëdha janë lloji më tërheqës i punëdhënësit (me 49.8% të përgjigjeve që i vendosin ata si zgjedhje e parë), shumë më përpara se bizneset e huaja të vogla ose mesatare (8.8%) dhe kompanitë kombëtare të mëdha (9.6%). 3.2% e të intervistuarve do të konsideronin të punuarin për një start-up, duke sugjeruar kështu se të rinjtë kërkojnë siguri në fillimin e karrierës së tyre.
- Kompetencat dhe prioritetet e lidershipit/udhëheqjes: sipas përgjigjeve, karakteristikat e një lideri të mirë përfshijnë aftësi për të pasur një fokus strategjik (66.1%), orientimin drejt zhvillimit të punonjësve (47.8%), pasja e një qasje demokratike (48.9%) dhe të qenit frymëzues për punonjësit e tij.
- Diversiteti: një pjesë shumë e madhe (96.9%) do të preferonin të punonin në një organizatë me një forcë pune të larmishme (në termat e moshës, gjinisë, kombësisë, etnicitetit, etj.). Afërsisht 72% e të rinjve pjesëmarrës në vrojtim nuk kanë preference të përcaktuar kur bëhet fjalë për gjininë e mbikëqyrësit të tyre në punë.
Të gjitha këto gjetje tregojnë se brezi i ri që po vjen, nuk është homogjen në pikëpamje dhe ka ndryshime të qarta mes anëtarëve të tij. Për këtë arsye janë identifikuar katër grupe që përshkruajnë më së miri karakteristikat e të rinjve si ‘Punëtorët e zellshëm’, ‘Të gjithanshmit’, ‘Përparuesit e shpejtë’ dhe ‘Spektatorët’. Të gjithë ata kanë pikat e tyre të forta dhe të dobëta, që i bëjnë të përshtatshëm për role të ndryshme në një kompanie, të varur nga strategjitë specifike të rekrutimit dhe rritjes së një organizate.
Gara për talentin kryesor është tashmë e fortë dhe kjo do të bëhet më e ashpër në botën post-Covid që po afron. Kjo është arsyeja pse ne rekomandojmë që punëdhënësit të shfrytëzojnë çdo mundësi për të hyrë nën lëkurën e talentit më të mirë të diplomuar dhe të atyre që pritet të diplomohen së shpejti. Dhe kjo është ajo që ne shpresojmë se të dhënat e raportit “Hapat e Parë në Tregun e Punës” do t’u mundësojnë punëdhënësve që të bëjnë.